‘Super’ Leku, Euro po këmbehet edhe më lirë se dhjetorin e kaluar! Ja sa u këmbye sot

‘Super’ Leku, Euro po këmbehet edhe më lirë se dhjetorin e kaluar! Ja sa u këmbye sot

Foto ilustruese

Tirane- Monedha kombëtare po forcohet ditë pas dite, duke bërë që valutat të këmbehen më lirë. Këtë të mërkurë, 20 mars,euro po këmbehet me 103 lekë, që është niveli më i ulët që prej datës 14 dhjetor 2023. Ndërsa dollari prej kohësh po këmbehet në nivelin 95 lekë. 

Ky zhvlerësim i valutave përballë monedhës vendase sipas institucioneve po vjen për shkak të numrit të lartë të turistëve dhe fluksit në rritje të remitancave dhe investimeve të huaja. Por ndikim jep edhe rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë me synim frenimin e inflacionit. Rritja e normës bazë të interesit e bën më të fortë lekun, përballë monedhave të huaja.

Forcimi i lekut nga njëra anë po ndikon pozitivisht në mbajtjen në kontroll të inflacionit, nga ana tjetër po zhvlerëson eksportet, duke bërë që fitimet e kompanive të ulen.

Ky zhvlerësim i lekut për buxhetin e shtetit, bizneset e qytetarët ka avantazhe e disa avantazhe. Ka ndikim në shlyerjen e borxhit në valutë. Pra qeveria paguan më pak për të shlyer borxhin në valutë. E njëjta gjë ndodh edhe për qytetarët që kanë kredi në euro, kësti i tyre vlen më pak kur e këmben në lekë.

Kurse efekti negativ lidhet me zhvlerësimin e të ardhurave. Qytetarët që marrin pagat në euro, prej këtij nënvlerësimi rroga i këmbehet në më pak lekë. Ndërsa buxheti i shtetit fiton më pak para nga të importet, pasi për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza.

Kurse sa i takon bizneseve, humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit, pasi për të njëjtin sasi malli që eksportojnë fitojnë më pak pasi këmbimi euro në lekë është shumë më i ulët se vjet. E kundërta janë importuesit, pasi ata përfitojnë nga zhvlerësimi i euros pasi ata blejnë në euro dhe shesin në lekë.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille