Tirane- Kjo e hënë e gjen euron më të dobët se kurrë përballë lekut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.
Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6.3 milionë turistë. Niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.
Edhe dollari amerikan humbi pikë përkundrejt lekut.
Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.
Ndërkohë, paundi britanik u këmbye sot me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.
Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ tek eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro. Po ashtu dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut. Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat. Nderkohe dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor 2024, 11:10
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor 2024, 14:01
-
Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë
4 Nëntor 2024, 15:28
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor 2024, 16:06
-
Tjetër rekord negativ, euro po zbret në 98 lekë, dollari 88 LEKË
25 Shtator 2024, 15:48
-
Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë
13 Shtator 2024, 16:31
-
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
4 Shtator 2024, 10:26
-
Rekord i ri historik në kurs, Dollari po këmbehet me 89 lekë! Euro në pikiatë, po blihet e shitet me 99 lekë
20 Gusht 2024, 14:36
-
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
15 Gusht 2024, 16:52
-
Kursi i këmbimit valutor, bien Euro dhe Franga zvicerane, rriten Dollari dhe Paundi britanik
15 Gusht 2024, 13:45
Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Jeni qesharake ne propagande.
Përgjigju