Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të datave të ndeshjeve, UEFA ka zbardhur edhe oraret e sfidave të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”. Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.
Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21.
15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00
19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00
24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor 2024, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15