Lënda narkotike ështe sekuestruar në Vlorë dhe në Kavajë ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.
15.6 ton drogë dyshohet të jenë kapur në dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës dhe në një përrua, ndërsa rreth 1.3 ton drogë janë sekuestruar në dy automjete në Kavajë.
9 persona kanë rënë në pranga në Vlorë, shtatë persona të dyshuar si trafikantë si dhe dy punonjës policie të Vlorës, Lirim Lamaj dhe Avdul Sinani, për dekonspirim të operacionit.
Ndërsa në Kavajë janë arrestuar tre persona, Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, i cili eshte djali i nje polici.
Personat e arrestuar në Vlorë:
1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.
2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi".
5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
(Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).
7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I'u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).
8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Kanabisi në të dyja rastet do trafikohej në drejtim të Italisë. Sasia e lëndës narkotike është kapur gjatë një aksioni masiv të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në luftën kundër drogës.
[gallery]23081[/gallery]
Superaksioni i policisë në Vlorë
Vijon superaksioni në Llakatund të Vlorës, policia vijon kontrollet në fshatin Drithas.
Kontrollet e policisë dhe FNSH po kryhen me qen antikanabis në banesa të tjera të fshatit.
Ndërsa rreth ores 01:00 të së premtes në një megaoperacion të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, në fshatin Llakatund janë sekuestruar rreth 15 ton Kanabis dhe janë arrestuar disa persona.
Lënda narkotike u sekuestrua në dy banesa të fshatit Llakatund, ku dhe u gjetën edhe pesë armë zjarri tip kallashnikov.
Dyshohet se lënda narkotike ishte gati për tu transportuar drejt brigjeve italiane.
Operacioni u krye nga Policia e Vlorës dhe u mbështet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Gjithashtu në operacion mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.
Vijon operacioni, sekuestrohen edhe 600 kg në Llakatund
Gjatë ditës së sotme u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, rreth 600 kg kanabis.
Sasia është gjetur gjatë kontrollit të territorit përreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.
Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë. Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, kanabis.
Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.
[gallery]23090[/gallery]
[gallery]23086[/gallery]
Arrestohen 2 efektivë policie, bashkëpunuan me trafikantët
Dy efektivë të policisë së Vlorës dhe kryeplaku i fshatit Llakatund janë arrestuar nga policia gjatë operacionit antidrogë në Llakatund të Vlorës.
Lirim Lamaj me detyrë Inspektor në Policinë e Vlorës dhe Avdul Sinani gjithashtu inspektor policie, kanë rënë në pranga, pas dyshimeve se kanë bashkëpunuar me trafikantët.
Madje, një prej efektivëve dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e policisë.
VIDEO/Report Tv në Llakatund ku u gjetën 15 ton kanabis
Kamera e Report Tv ka mbërritur në fshatin Llakatund të Vlorës ku u sekuestruan 15.3 ton kanabis e cila u gjet e fshehur në dy banesa.
Lënda narkotike ruhej në dy shtëpi në të cilat nuk banonte, ndërsa prej mesnatës së djeshme mbahen nën ruajtje nga forcat e policisë.
Gjatë operacionit të policisë, janë arrestuar shtatë persona të cilët po merren në pyetje për lidhjen e tyre me sasinë e konsiderueshme të drogës së kapur.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe 5 armë kallashnikov të cilat përdoreshin për ruajtjen e dy banesave ku fshihej kanabisi.
Operacioni në Kavajë/Sekuestrohen 1.3 ton, tre në pranga
Pas operacionit të Vlorës, ku u kapën 15.6 ton lëndë narkotike, rreth 1.3 ton kanabis u sekuestruan në orët e para të mengjesit të së premtes pranë vendit të quajtur Plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, tre persona janë arrestuar, tre janë në kërkim.
Mësohet se lënda narkotike po transportohej në një automjet furgon dhe në një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago.
U arrestuan; Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, rezulton se bashkëpunëtor janë edhe shtetasit: B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.