Superbowl, ndalohen dronët deri
në 32 milje nga stadiumi Levis

Superbowl, ndalohen dronët deri<br />në 32 milje nga stadiumi Levis
Ndalohet fluturimi i dronëve gjatë zhvillimit të kampionatit amerikan të futbollit  Super Bowl, bën me dije administrata e aviacionit federal. 
“Sillni fanellën tuaj me fat , merrni me vete shpirtin e skuadrës  por lini dronët në shtëpi”  ky është mesazhi i dhënë në videon e shpërndarë pak ditë përpara ngjarjes sportive.

Në video e transmetuar , bëhet me dije se stadiumi nuk është një zonë për dronë dhe  nuk do të lejohet të lëvizë asnjë i tillë brenda 32 miljeve të stadiumit Levis në Santa Clara në Kaliforni.  Mjeti fluturues nuk do të lejohet të lëviz nga ora 14:00 deri në orën 23:59.

Super Bowl shënon kulmin e sezonit të futbollit amerikan. Më shumë se 70.000 njerëz pritet të shijojnë spektakln që do të ofrohet në 7 shkurt. Super Boël si cedo vit do të dhurojë spektakël nën tingujt e muzikës dhuruar nga Coldplay, Beyonce dhe Bruno Mars.
Hapësirat pa drone në fakt  janë bërë një fenomen i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos gjatë eventeve sportive ku mblidhen një numër i madh njerëzish.

Për më tepër kufizime të tilla janë vendosur të ndërmerrn në aeroporte dhe në Shtëpinë e bardhë.Sipas rregullores  së forcave të armatosura thuhet se qeveria mund të përdorë forcën nëse një një mjet fluturues përbën një rrezik kombëtar.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës