Superclasico e Kupës së Amerikës. Brazili favorit, Argjentina shpreson sërish te dyshja Aguerro-Martinez

Superclasico e Kupës së Amerikës. Brazili favorit, Argjentina shpreson sërish te dyshja Aguerro-Martinez

Në orët e para të mëngjesit së ditës së martë në Minejrao të Belo Horizontes do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, një ‘supersfidë’ e cila pritet të mbajë të mbërthyer para ekranit miliona futbolldashës në Botë.

Në këtë takim favorit është Brazili pavarësisht se në çerekfinale kaloi me penallti Paraguajin. ‘Seleçao’ në 4 ndeshjet e zhvilluara deri më tani nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa garanci më vete mbetet portieri Alisson. Gardiani që aktivizohet me Liverpool-in nuk ka pësuar gol me Kombëtaren që prej 26 marsit, ndërsa të paprekur portën e ka mbajtur në 8 ndeshjet e fundit duke përfshirë klubin dhe kombëtaren.

Sa i përket formacionit Titte i gëzohet rikthimit të Casemiro-s pas pezullimit për shkak kartonash, ndërsa Richarlon sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur kompeticionin. Në dyshim për shkak dëmntimi mbetet Fernandinho, për të cilin gjithsesi nuk do të kishte vend në formacion.

Ndërkohë te Argjentina trajneri Scalone nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim. Pas Messi-t në majë të sulmit do të jenë Martinez dhe Aguerro, dy futbollistë të cilët kanë nderuar ‘albicelestët’ në ndeshjen e fundit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë