Superdëshmitari i PD, Balla: Mashtrues i rëndomtë, skenë mafioze e organizuar nga Basha

Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht pas video dëshmisë së superdëshmitarit Albert Veliu, të cilin PD e quante ‘bashkëpunëtori X’ në përgjimin e pretenduar me Agron Xhafajn. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka quajtur një mashtrues të rëndomtë dëshmitarin Albert Veliu, ndërsa ka deklaruar se regjisori dhe organizatori i gjithë këtij sulmi është vetë kreu i PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, PD po përdor një skemë kriminale dhe mafioze për të rrëzuar qeverinë, ndërsa i bën thirrje urgjente Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Balla theksoi se superdëshmitari i PD duhet të merret menjëherë si i pandehur, ose të merret në mbrojtje nga Krimet e Rënda, duke shtuar se demokratët e kanë paguar superdëshmitarin Veliu.

Asnjëherë deri më sot nuk ishte parë që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen, sa të përfshihej në një skenë kriminale mafioze. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantëve të ndryshëm kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një opozite, të PD, për të gjetur dhe denoncuar fakte nga më të ndryshmet që ndikon për keq në imazhin e qeverisë. Kemi menduar se naiviteti i Bashës ka bërë që kjo parti të përfshihej në një skenë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit. Ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e publikuar nga PD mes tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme, që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të saj. Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i video përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit për të bllokuar vendimin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Si drita e diellit duket që ai ishte një mashtrues tepër i rëndomtë i dënuar për disa vepra penale. Ajo që duhet të sjellim në vëmendje është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë sonë skema dhe metoda që ka përdorur PD.

Ky është një inskenim mafioz. PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar hetim të plotë penal ndaj këtij mashtrimi të prodhuar në zyrat e PD. Një skenë tepër e rënduar kriminale, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, që pranon publikisht se është përdorur nga PD në këtë inskenim, duhet të përballet menjëherë me drejtësinë, bashkë me regjisorin e tij.

Ky person duhet të merret menjëherë i pandehur, ose meqë PD pretendon dhe e konsideron dëshmitarin e vet, ai duhet të merret në mbrojtje nga Krimet e Rënda. E kanë paguar, madje kanë tentuar ta largojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Ky është një sulm i rrezikshëm kund institucioneve të shtetit. Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund çështjes. Jemi përpara një skandali tepër të madh.

Taulant Balla, kreu i grupit të PS

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit:
Historia e pluralizmit në Shqipëri ka njohur, besoj edhe në të ardhmen do të shenjojë raste, ku lufta politike ndërmjet forcave politike kundërshtare ka shkuar në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik.

Por asnjëherë deri më sot nuk ishte e parë, dhe jo vetëm këtu në Shqipëri, që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë mirëfilli kriminale mafioze.

Sinqerisht, deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantëve të ndryshëm, kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një opozite, në rastin konkret të PD-së, për të gjetur dhe denoncuar fakte që diskreditojnë qeverinë; kemi menduar se naiviteti i lidershipit të PD-së bëri që kjo parti të përfshihej në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit.

Ajo çfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qënë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë që përdorë forma mafioze të adresimit të interesave të tyre.

Dhe më së pari sot, për fatin e keq të të gjithëve ne, rezulton se Lulzim Basha është autor, regjizor dhe aktor i video-përgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Nuk i'a vlen të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë, i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale!

Ajo çfarë duhet të sjellim fort në vëmendjen e opinionit publik dhe veçanërisht të institucioneve përgjegjëse shtetërore, është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë skema dhe metoda që përdor PD. Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe institucionet?!

Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze?! Partia Socialiste do t'i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nis një hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e SHQUP.

Një individ me një skedë të rëndë kriminale, brenda e jashtë vendit, që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjizorin e tij. Situata është shumë e rrezikshme!

Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose me qënë se PD e konsideron dëshmitarin e saj, të merret në mbrojte të posaçme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur, për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi.

Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, prandaj Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t'i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik, ndaj Prokuroria të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë për sa më sipër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dretesi: 17/05/2018 20:44

    Mos lini gur pa lëvizur deri sa të shkojnë para përgjegjësis të gjithë këta shpifës që duan të krijojnë destabilitet në vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja