Supergol nga Odise Roshi, anësori e 'bën sefte' në Turqi! I dërgon sinjale Sylvinhos (VIDEO)

Supergol nga Odise Roshi, anësori e 'bën sefte' në Turqi! I dërgon sinjale Sylvinhos (VIDEO)

Odise Roshi

Sulmuesi anësor i Kombëtares, Odise Roshi ka shënuar golin e parë këtë sezon në Ligën e Parë në Turqi. Skuadra e tij Sakaryaspor fitoi 2-3 në transfertë kundër Boluspor, me fierakun që gjeti rrjetën. Duhej minuta e 28-të që "Raketa" të lëshonte një të djathtë të fortë nga hyrja e zonës, duke mposhtur portierin vendas dhe i dhënë qetësinë të tijve me golin e dytë të ndeshjes.

Pasimi i Akpinar u shfrytëzua mirë nga sulmuesi anësor, që pasi e udhëhoqi topin për disa metra nuk fali në goditjen finale. Në 11 takimet e këtij sezoni me të tijtë, Roshi gjen golin e parë sezonal.

Me Kombëtaren Odise Roshi ka luajtur në 70 takime dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa 32-vjeçari nuk është pjesë e grumbullimit të fundit, duke i dërguar sinjale Sylvinhos.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente