Spanja kampione bote nuk di të ndalet në këtë sezon të ri të Ligës së Kombeve. La Roha sëfumdi mposhti edhe Çekinë me rezultatin 3-1, teksa në Oviedo për të parë golin e parë u desh shumë pak, pasi Lamine Yamal zhbllokoi në minutën e 6 me një supergol. Nuk kaloi shumë dhe Rodri dyfishoi, duke vulosur pjesën e parë.
Në të dytën miqtë ia dolën të shkurtonin përkohësisht me Slama-n, por teksa sfida i drejtohej fundit Mikel Merino vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas 3 ndeshjesh Spanja udhëheq grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Anglia me 6 që nuk tregoi mëshirë kundër Kroacisë.







Komente
Komento