Supergrabitja/ Shoqata e bankave për Report Tv: Ja pse Eurot dalin jashtë, jemi të riskuar

Pas ngjarjes ku u grabitën 10 mln euro, Shoqata Shqiptare e Bankave në vend për Report Tv ka sqaruar lëvizjen e shumave monetare jashtë vendit duke denoncuar edhe mungesën e sigurisë. Spiro Brumbulli sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, ka pohuar se është absurde mungesa e sigurisë në një institucion si aeroporti ku është rasti i 5 që ndodh një ngjarje e tillë. Për Report Tv ai thotë se të grabiten paratë në barkun e avionit është absurde, ngjarje e cila mund të kishte percipituar edhe më e rëndë për shkak të mungesës së sigurisë, ku në avion ndodheshin 160 pasagjerë.

Eksperti Brumbulli ka thënë se duhet menjëhërë të merren masa, pasi transferimi i valutës është një procedurë e përhershme dhe kjo ka rrezik të madh nëse nuk merren masa për forcimin e sigurisë. Madje pas reagimit të agjencisë së fluturimeve të Austrisë, duke pezulluar transportin e parave është diçka negative pasi sipas praktikës, bankat valutën e transferojnë jashtë. Spiro Brumbulli ka sqaruar se kjo është një procedurë që përdoret nga sistemi banker, ku tepërica e shumave monetare transferohet në bankat korenspodente.

Ndërsa monedha vendase mbahet në Bankën e Shqipërisë, monedha e huaj transferohet në bankat korenspodente jashtë vendit e kjo për tu riinvestuar si dhe për tëevituar riskun nga kursi i këmbimit. Por gjithashtu këto para sipas brumbullit nuk mund të mbahet dot në banka. 

Shoqata e Bankave ka thënë se për shkak të kësaj procedure të lëvizjes së parave ndihet e riskuar dhe paratë që grabiten janë kursimet e klinetëve dhe bizneseve. Ngjarje të tilla sipas ekspertit Brumbulli ndikojnë negativisht në klimën e bizneseve.Shoqata e bankave në vend ka kërkuar shtimin e elementëve të sigurisë gjatë transferimit të parave. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?