Shumëçka sot mund të blihet me para në dorë nga qytetarët, duke filluar nga produktet nëpër dyqane deri tek pasuri të paluajtshme si apartamentet apo makinat! Por prej 2026, qeveria synon ta kufizojë këtë fenomen. Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Ministria e Financave thotë se përtej caktimit të një tavani që kufizon pagesat me lekë në dorë për qytetarët, do të ulet edhe tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekë, pra do të jetë një vlerë më e ulët.
Burime nga Shoqata e Bankave thonë se propozimi i tyre është që tavani i lejuar i pagesave me para në dorë të jetë 700 euro si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Sipas tyre shembull janë edhe vendet e rajonit që e kanë të kufizuar deri në 500 euro, si Maqedonia e Veriut. Sipas Shoqatës së Bankave, kufizimi i pagesave në cash, duhet të shoqërohet edhe me zhvillim të fortë të “instant payment” – pagesa të shpejta elektronike përmes llogarive bankare.
Këto masa do ndërmerren për shkak se përdorimi i parasë fizike mbetet ende mbizotërues në ekonominë shqiptare. Deri në fund të tetorit jashtë bankave qarkullonin 4 miliardë euro duke u rritur me afro 75 milionë euro krahasuar me dhjetorin e 2023-shit.
Në Strategji evidentohet gjithashtu fakti se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.
“Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme”, është një nga shkaqet e evidentuara në strategji.
Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
62.8%
-
Të gabuar
25.3%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 dhe pritshmëritë për 2025! Ekonomia u rrit, por mbetet në ‘kthetrat’ e nëndeklarimit të pagave, lufta vijon
1 Janar, 14:46
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor 2024, 17:15
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
1 Dhjetor 2024, 16:45
-
E ngarkuara me punë e SHBA-së apel investorëve amerikanë: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare e s'janë
20 Nëntor 2024, 19:46
-
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb, goditet evazioni
8 Nëntor 2024, 11:19
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor 2024, 19:17
A e dini kuptimin e kësaj? Bankat do të fitojnë komisione tmerrësisht. Pse nuk i detyroni bankat TË MOS TAKOJNË KOMISIONIN NËN 10,000 EUR transfer? Nëse jeni shumë punëtor i Ministrisë, këtë mund ta bëni PARË pasi të keni sjellë kufizime në transaksione!
Përgjigju