Superiore, luhet Europa League dhe
mbijetesa, Halili akuzon për komplot

Superiore, luhet Europa League dhe<br />mbijetesa, Halili akuzon për komplot
Në tre ndeshjet e mbetura të Superiores do të përqendrohet lufta për një vend në Europa League dhe te mbijetesa, pasi cështja e titullit kampion është zgjidhur nga Skënderbeu për të pestin vit radhazi. Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës, por dy ndeshjet më të rëndësishme do të zhvillohen në Tiranë dhe në Vlorë. Në kryeqytet bardheblutë do të presin ekipin e Skënderbeut, që tashmë feston titullin për herë të pestë.

Ndërsa Tirana e dalë nga objektivat për trofeun e kampionatit dhe Kupës po luan shanset për pjesëmarrjen në Europë. Në kampin bardheblu situata nuk është e qetë, e para për shkak të mungesave të Bulkut, që mbylli edicionin para kohe, Muzakës që pritet të operohet jashtë dhe mbrojtësit kosovar Curri po të dëmtuar.

Ndërsa një tjetër fakt që ka shqetësuar Tiranën janë zërat në media se po kërkon trajner të huaj. Një gjë e tillë ka bërë që presidenti Halili të reagojë përmes një deklarate në faqen e klubit në Facebook duke i cilësuar lajme të tilla si dashakeqe dhe që synojnë që të trazojnë kampin bardheblu.

“Fjalët e shkruara para derbit me Partizanit apo dhe ndeshjes me Skënderbeun janë të qëllimshme për të krijuar tension apo prishur ekuilibrat. Megjithatë ne shohim para dhe besojmë se do të marrim më të mirën në fushë. Po mbyllet një sezon i vështirë pengesat e të cilit i kemi superuar më shumë mund.

Tirana në një vit investimesh ka bërë gjëra të mira duke hedhur hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Deri në fund të këtij sezoni kanë mbetur edhe tre ndeshje. Skuadra ka nevojë që së bashku të gjithë ta përkrahim. Gjej rastin të ftoj publikisht të gjithë ata që e duan Tironën për ndeshjen e sotme” thuhet një të tjera në deklaratën e klubit.

Ndeshja me Skënderbeun do të zhvillohet në orën 19:00. Duke pritur gabimin e Tiranës, Partizani synon fitoren në Vlorë përballë Flamurtarit krejtësisht pa objektiva në këtë fund edicioni. Trajneri Duro shprehet se synim është vendi i dytë. “Flamurtari nuk ka asnjë objektiv në krahasim me ne ku synojmë Europën, objektiv i cili kalohet nga trasferta në Vlorë.

Flamurtari ka lojtarë të rinj në përbërjen e tij, ku sigurisht do të japin më të mirën për të treguar cilësitë dhe vlerat e tyre. Në këtë ndeshje vuajmë mungesat e pesë lojtarëve, tre prej të cilëve janë të pezulluar,  Nderim Nexhipi, Idriz Batha dhe Astrit Fazlliu, ndërsa të dëmtuar Vila dhe Hoxha.

Në këtë ndeshje luhet sezoni dhe përgjegjësia është maksimale por edhe motivimi është po ashtu maksimal”. Partizani ndodhet në vendin e 4 me 64 pikë, 3 më pak se Tirana. Kukësi i vendit të tretë udhëton në Durrës për t’u ndeshur me Teutën, e cila ende nuk ka siguruar asgjë. Duke kryqëzuar gishtat për një humbje të bregdetarëve, Apolonia pritet të fitojë me Elbasanin dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të fierakëve, diferenca ngushtohet me 1 pikë për vendosur gjithçka ndeshjen e parafundit në Durrës për mbijetesën.

Ndeshja e fundit që do zhvillohet sot është Vllaznia-Laçi pa objektiva dhe interes. Vllaznia po mendon për edicionin e ri, ndërsa Laçi ka varur shpresat për të kapur Europën vetëm përmes Kupës, pasi nga kampionati duket vështirë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!