Superiore, Skënderbeu rigjen
fitoren, fundos Flamurtarin

Superiore, Skënderbeu rigjen<br />fitoren, fundos Flamurtarin
Ka përfunduar java e 28-të e Kategorisë Superiore, me Skënderbeun që rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh, duke mos iu ndarë luftës për të mbrojtur titullin kampion.

Korçarët fitojnë 1-0 në transfertën e vështirë të Vlorës, duke mundur Flamurtarin. Liridon Latifi në fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Me këtë fitore, korçarët mbeten në vend të tretë, 5 pikë larg Partizanit të vendit të parë dhe 3 pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Flamurtari, shumë nevojtar për pikët, luajti me shumë dëshirë por pagoi gabimet e mëdha përpara porte në pjesën e parë, si këto të Alvesh në të 18-tën apo të Shkodrës në të 25-tën. Ndërsa në fundin e pjesës së parë pati dhe një pretendim për penallti për top të prekur me dorë në zonë.

Skënderbeu që në 35 minutat e para u kufizua kryesisht në qarkullimin e topit, përpara se të kishte mundësinë për të vajtur në pushim në epërsi, por Muzaka në të 36-tën gaboi një gol të sigurtë, ndërsa në të 39-tën rrezikoi dhe Gavazaj por goditja e këtij të fundit ishte mbi traversë. Atë që nuk bënë në pjesën e parë, korcarët e bënë në fillimin e së dytës, kur Latifi nga një pozicion diagonal goditi bukur duke dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi Flamurtari nuk u dorëzua por mugesa e qetësisë i penalizoi sërish përpara portës, si në këtë aksion të gjatë të Fazliut apo në të 67-tën me Alveshin. Ndërsa në të 87-tën Shehi bëri dhe një superpritje duke i hequr Flamurtarit një pikë të merituar. Nuk munguan ndërkohë as episodet jo të këndshme në tribuna, me lojën që u ndërpre pak caste në të 64-trën për shkak të tymueseve ndërsa në të 74-trën nga shashkat e hedhura drejt fushës për pak sa nuk e pësoi dhe Radas. Episode që padyshim nuk e ndihmojmë skuadrën në këto momente, me Flamurtarin që pas kësaj humbje po lufton seriozisht për mbijetesën.

Tirana-Teuta 0-0
Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Teutës. Bardheblutë ende nuk e kanë gjetur fitoren për vitin 2017 në kampionat. Edhe pse kanë dominuar ndaj durrsakëve, bardheblutë e kanë shumë të vështirë të finalizojnë. Pozicionet në renditje për të dyja skuadrat nuk ndryshojnë, me Teutën në vend të gjashtë dhe Tiranën në vend në shtatë, që i ndan vetëm një pikë. Ishte një sfidë me dy tablo ajo e Selman Stërmasit pasi pjesa e parë foli më shumë për Tiranën ndërsa në fraksionin e dytë Teuta luajti më mirë. Në garën për mbijtesë kjo pikë ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat por vendi i 4-t bëhet një objektiv më i vështirë si për durrsakët ashtu edhe për kryqtyetasit pas këtij barazimi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)