Partizani ka marrë fitoren e parë në kampionat për këtë edicion. Ekipi i kuq mposhti ekipin e Kamzës me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Telushi në minutën e 67, ndërsa Kamza humbi një rast të mirë, pasi sulmuesi Sebino Plaku gaboi përballë portierit Hoxha, që i priti penalltinë.
Në ndeshjen tjetër të ditës së dytë të javës së dytë të kampionatit, Laçi mundi Luftëtarin 2-1. Nesër do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të kampionatit; Kastrioti-Skenderbeu dhe Flamurtari-Kukesi.
Komento