Superkupa 2020,UEFA inspekton
punimet te "Arena Kombëtare"

Superkupa 2020,UEFA inspekton<br />punimet te ">
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka konkurruar përsëri për të organizuar Superkupën e Europës për vitin 2020. 

Dhe pikërisht për këtë fakt, të hënën e 12 marsit vjen në Shqipëri një delegacion me përfaqëuses të UEFA-s, që do të ndjekë nga afër punimet në stadiumin “Arena Kombëtare”, por edhe në kompleksin e quajtur “Shtëpia e Futbollit”, punimet e së cilës i inaguroi vetë Kryeministri Edi Rama.

Interesimi i UEFA-s në këtë drejtim mund të sjellë ndonjë lajm të mirë për futbolldashësit në Shqipëri.

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar më parë për zhvillimin e Superkupës së Europës të vitit 2019 në stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytet, por nuk ia ka dalë ta sigurojë atë, teksa u zgjodh Stambolli. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion