Superkupa e Italisë, Juventus ka dy arsye të forta për hakmarrjen ndaj Lazio-s

Superkupa e Italisë, Juventus ka dy arsye të forta për hakmarrjen ndaj Lazio-s

Sot në orën 17:45 në Riydh të Arabisë Sauditë Juventus dhe Lazio do të sfidojnë njëra-tjetrën për Superkupën e Italisë, kompeticion i cili luhet për herë të 32 në histori. Bardhezinjtë e drejtuar nga Sarri janë kampionët në fuqi, pasi vitin e kaluar mposhtën Milanin me rezultatin 1-0 falë Cristiano Ronaldo-s. Nëse Juventus sot ia del, për Ronaldo-n do të ishte një trofe jubilar pasi do të kapte shifrën e 30 të tillëve në karrierë.

Ndërkohë ‘zonja’ e sheh këtë finale edhe si një mundësi hakmarrje për dy arsye. E para është se Lazio në 2017 e mposhti për Superkupë me rezultatin 2-3 dhe e dytë është se kryeqyetasit ia dol;ën sërish të thyenin bardhezinjtë në finale e Kupës së Italisë për 2019.

Ndryshe nga Juventusi Lazio ka disa mungesa si Adam Murisic, Patric dhe Lukaku, ndërsa në fushë pritet të zbresë me të njëjtën formacion që mposhti Juventusin 3-1 pak javë më parë në Seria A.

Kjo e dielë pritet të jetë shumë interesante edhe për kompeticione të tjera pasi në Premier League përballë do të jenë Tottenham dhe Chelsea për derbin e Londrës.  Në tabelën e klasifikimit skuadrat i ndajnë tre pikë, me Chelsea-n që është ne vendin e katërt dhe Tottenham në të 7. Por ajo që është më interesante është edhe përballja në pankina, pasi Lampard do të sfidojë ish-teknikun e tij te blutë Jose Mourinho-n.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë