Superkupa me Egnatian, Arbër Abilaliaj flet edhe për largimin e Da Silvës: Trofe që duhet fituar

Superkupa me Egnatian, Arbër Abilaliaj flet edhe për largimin e Da Silvës: Trofe që duhet fituar

Arbër Abilaliaj

Partizani dhe Egnatia luajnë nesër në 19:00 në "Air Albania" për finalen e Superkupës së Shqipërisë në futboll. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i "Demave", Arbër Abilaliaj. Vlonjati e vlerësoi shumë këtë duel, duke thënë se është një sfidë që duhet fituar.

Trajneri shtoi se lojtarët që ka në dispozicion janë në gjendje të mirë dhe se braziliani Da Silva u largua si pjesë e një procesi dhe ideje të re për lojtarët që ai kërkon të ketë në dispozicion.

"Finale për trofe? Është një trofe i cili është i rëndësishëm për klubin dhe ambientin. Trofeu i parë i këtij sezoni dhe e kemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë duke patur parasysh rëndësinë që ka për ne. Një shans apo ogur i mirë për të thyer serinë e barazimeve. Mendoj se 2 ndeshjet e fundit meritonim më shumë sesa 2 barazime. Uroj që nesër të jemi të saktë e konçiz në rastet që na krijohen dhe të fitojmë.

Gjashtë barazime radhazi? Ndeshjet që kemi zhvilluar me Egnatian kanë qenë të luftuara dhe të bukura për t’u parë. Asnjëra palë nuk është kursyer. Do të jetë një ndeshje e bukur, uroj që të thyejmë këto statistikat e barazimeve. Është mirë që të mos shkojë te penalltitë pasi ka një dozë të konsiderueshme fati.

Gjendja fizike? Gëzojmë një gjendje të mirë fizike përveç të dëmtuarëve që janë me kohë të gjatë. Nuk presim ndonjë nga ta të rikuperohen shpejt. Pjesa tjetër është e plotë, fizikisht jemi më të relaksuar.

Largimi i Da Silvas? Jashtë duket surprizë, është një proces që kishte nisur që në verë kur ekipi u ngrit në një nivel të caktuar. Struktura dhe dinamika e lojës ka ndryshuar totalisht krahasuar me ekipin e vjetshëm dhe pritshmëritë janë që deri në fund të jetë grupi i një stili tjetër loje që kërkon konsum të madh energjie.

Kjo është diçka që nuk përballohet nga të gjithë. Nëse duhet të bëjmë hapa para dhe të paraqitemi mirë në Europë, duhet të ndryshojmë stil dhe intensitet loje. Pati një mori dëmtimesh nga Da Silva dhe patëm një mirëkuptim nga të dyja palët. Ishte mëse normale", tha mes të tjerash Abilaliaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani