Të dielën u zhvilluan dy ndeshjet e radhës për raundin e 31-të në Superligën shqiptare të futbollit. Tri pikë siguruan KF Tirana dhe Vllaznia, teksa shkodranët janë në krye të renditjes dhe duket se kanë të sigurt zonën 'Final 4'. Sot në program janë edhe dy ndeshje, Bylis - Dinamo dhe AF Elbasani - Partizani, për të mbyllur këtë raund.
Në stadiumin 'Selman Stërmasi' në kryeqytet, KF Tirana befasoi dhe mposhti 3-1 Egnatian. Ishte Serge Tabekou që kaloi KF Tiranën në epërsi pas 14 minutave lojë, pas një asisti të Xhixhës. Miqtë nga Rrogozhina barazuan shifrat me Nikola Buric në minutën e 58-të, por vendasit reaguan dhe shënuan dy herë të tjera me Redon Xhixhën (11 metërsh) dhe Diar Halilin në minutat 62 dhe 68-të. Ekipi i Shehit sheh të dalë nga zona e ftohtë, por mbetet sërish në play-out me pikë të barabarta me Vorën.
Në 'Loro Boriçi' të Shkodrës, Vllaznia iu fal golit të Kevin Dodaj në minutën e 43-të për të fituar 1-0 kundër Teutës. Djaloshi i artë shkodran tregoi cilësitë e tij për të dytën ndeshje radhazi, duke qenë deçiziv dhe ai që i jep tri pikë të tijve.
Fitorja e Vllaznisë nuk ka kaluar pa tension mes tifozëve. Policia e Shkodrës bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë gjashtë tifozë të Teutës, për 'Shkatërrim të pronës' dhe 'Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive', pasi kanë thyer disa stola të tribunave dhe i kanë hedhur në fushë. Tensionet kanë vijuar edhe jashtë stadiumit, pasi disa tifozë të Vllaznisë kanë shkuar në daljen e tribunave të tifozëve të Teutës, por për fat ndërhyrja e policisë ka shmangur një përplasje mes tyre.
Kur kanë mbetur pesë ndeshje nga sezoni i rregullt në Superligë, Vllaznia me 59 pikë mban kreun, ndërsa brenda zonës 'Final 4' janë edhe Egnatia, AF Elbasani dhe Partizani.
Kujtojmë se katër ekipet e renditura në 'Final 4' pas sezonit të rregullt, do zhvillojnë një mini-turne në 'Air Albania' dhe në bazë të pikëve të grumbulluara do vendoset kampioni i Shqipërisë për këtë sezon.
Superliga, raundi i 31-të:
Flamurtari 1-1 FK Vora, 11 prill 2026, ora 19:00 stadiumi “Flamurtari”
KF Tirana 3-1 Egnatia, 12 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Selman Stermasi”
Vllaznia 1-0 Teuta, 12 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Bylis - Dinamo, 13 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muça”
AF Elbasani - Partizani, 13 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”
Renditja:
Fitorja 1-0 e Vllaznisë kundër Teutës të dielën në 'Loro Boriçi' nuk ka kaluar pa tension mes tifozëve. Policia e Shkodrës bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë gjashtë tifozë të Teutës, për 'Shkatërrim të pronës' dhe 'Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive', pasi kanë thyer disa stola të tribunave dhe i kanë hedhur në fushë.
Tensionet kanë vijuar edhe jashtë stadiumit, pasi disa tifozë të Vllaznisë kanë shkuar në daljen e tribunave të tifozëve të Teutës, por për fat ndërhyrja e policisë ka shmangur një përplasje mes tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit “Vllaznia – Teuta”, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.
Komente







