Superliga shqiptare e futbollit nuk e ka mbyllur ende javën e gjashtë. Paçka se edhe ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës u shty për në 19 tetor që të luhej në "Air Albania", agjenda e Superligës ka ndryshuar sërish.
Tanimë kanë dalë oraret edhe për javën e shtatë, e cila do luhet në tri ditë dhe vetëm një ditë në fundjavë. Të diel në 14:00 luhet Egnatia - Teuta në orar të ri, ndërsa në 16:00 në Korçë, Skënderbeu luan me Partizanin.
Të hënën e javës tjetër zhvillohen dy takime. Në 14:00 luhet Kukësi - Erzeni dhe në 18:00 Dinamo pret Vllazninë në "Elbasan Arena". Të martë në 14:00 java e shtatë mbyllet me Tirana - Laçi.
Në kushtet kur përjashto ndeshje të veçanta, tifozët janë me pikatore në stadiumet tona, FSHF ka luksin që të zhvillojë kampionatin në ditë jave dhe në orare aspak të favorshme për tifozët.
Ndeshjet e javës së 7-të:
E diel:
14:00 Egnatia - Teuta
16:00 Skënderbeu - Partizani
E hënë:
14:00 Kukësi - Erzeni
18:00 Dinamo - Vllaznia
E martë:
14:00 Tirana - Laçi