Superliga/ Debutim pa gola, Laçi dhe Tirana ndahen në paqe

Superliga/ Debutim pa gola, Laçi dhe Tirana ndahen në paqe

Laçi-Tirana 0-0

KATEGORIA SUPERIORE - Është mbyllur sfida e parë e ditës së sotme në Kategorinë Superiore, ajo mes Laçit dhe Tiranës, e cila u mbyll në barazim 0-0. Ndeshja e luajtur në shtëpinë e kurbinasve ishte e vakët dhe me pak raste.

I vetmi episod i takimit ishte kartoni i kuq për vendasit që u mor nga Melo në fund të lojës.

Sakaq, tekniku i Tiranës Bledi Shkëmbi debuton me barazim në Superiore në stolin e bardhebluve.

Javën e ardhshme, Tirana do të udhëtojë në Shkodër, ku e pret Vllaznia në Loro Boriçi. Kurse Laçi do të luajë në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias.

Mbrëmja e sotme do të ketë edhe dy sfida të tjera, që do të mbyllin javën e parë të Kategorisë Superiore. Partizani pret Vllazninë, ndërsa Skënderbeu do të sfidoj Elbasanin e rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic