Superliga e çudirave, ndryshojnë 60 përqind e trajnerëve në më pak se dy muaj

Superliga e çudirave, ndryshojnë 60 përqind e trajnerëve në më pak se dy muaj

Trofeu i Superligës

Superliga shqiptare e futbollit mbylli fazën e parë, me Egnatian që mban vendin e parë me 19 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës që ka edhe një ndeshje më pak (kundër Teutës).

Në javën e nëntë, që ishte e fundit për fazën e parë, trajneri Luigi Di Biagio i Dinamos dha dorëheqjen. Largimi i italianit ishte i radhës këtë sezon, teksa gjashtë skuadra në më pak se dy muaj kanë ndërruar të paktën një herë trajnerin.

Që në javën e parë ishte Stavri Nica që la Laçin i shkarkuar dhe pas një jave zuri vendin e Rraman Hallaçit, po të shkarkuar nga Kukësi. Më pas ishte radha e Teutës për të larguar Diego Longon, me Edi Martinin që për herë të katërt u rikthye në stolin e durrsakëve. Sërish Laçi largoi Skerdi Bejzaden për Mirel Josën.

Përpara derbit, Tirana dhe Partizani ndryshuan trajnerët, me Orges Shehin që u shkarkua nga bardheblutë dhe Zoran Zekic që u shit nga "Demat" te Osijek në Kroaci.

Fundjavën që lamë pas ishte radha e Dinamos, me Luigi Di Biagion që u mposht 2-3 me përmbysje nga Teuta. Kësisoj, janë vetëm katër klube në Superligë që nuk kanë ndryshuar trajner.

Egnatia, Vllaznia, Skënderbeu dhe Erzeni janë klubet solide që i kanë qëndruar stoik zgjedhjes së parë. Më shumë se për rezultatet, lëvizjet e gjashtë trajnerëve në më pak se dy muaj kampionat tregojnë ide jo të qarta dhe plane jo konkrete në fillim të sezonit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë