Kjo e shtunë riktheu në fushë futbollin shqiptar, pas ndaljes prej ndeshjeve të kombëtareve. Egnatia fitoi 5-1 kundër Bylisit, Vora u mposht 0-1 nga Teuta, ndërsa Dinamo dhe AF Elbasani barazuan 1-1.
Skuadra kampione në fuqi, Egnatia, u rikthye te fitorja në mënyrën më bindëse, duke mposhtur 5-1 Bylisin. Ylli i ndeshjes ishte Bakayoko, i cili realizoi katër gola, ndërsa Bylisi u detyrua të luante për më shumë se një pjesë me një lojtar më pak, çka e bëri edhe më të vështirë menaxhimin e lojës.
Në “Niko Dovana”, Teuta arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 0-1 ndaj Vorës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Kotobelli në pjesën e dytë, duke i dhënë durrsakëve tre pikë të vlefshme për renditjen. Durrsakët luajtën në shtëpi paçka se ishin miq, kjo për faktin se Vora ende nuk e ka gati stadiumin.
Në Tiranë, Dinamo dhe AF Elbasani barazuan 1-1. Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Verdheblutë kaluan të parët në avantazh falë golit të shënuar nga Tsague, por “Blutë” u kundërpërgjigjën me Bregun, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Të diel luhen dy ndeshjet e mbetura të Superligës, ndërsa për momentin AF Elbasani merr kreun.
Superliga, raundi 12-të:
E shtunë, 22 nëntor 2025
16:00 Egnatia 5-1 Bylis
16:00 Vora 0-1 Teuta
19:00 Dinamo 1-1 AF Elbasani
E diel, 23 nëntor 2025 - 16:30
Flamurtari - KF Tirana
Partizani - Vllaznia
Renditja:

Komente












Nuk ishte penallti ajo e Dinamos por ia dhane se po ankohej Daja per arbitrat
Përgjigju