Skënderbeu i vërtetë është shfaqur në Krujë, pasi të besuarit e trajnerit Stanislav Levi kanë fitur një betejë të vështirë. Takimi Kastrioti-Skënderbeu përfundoi me fitoren 1-2 të kampionëve korçarë. Ndonëse luhej nën një shi të rrëmbyeshëm, takimi ishte i bukur dhe burrëror dhe Skënderbeu largohet si prijës nga Kruja. Në pjesën e parë janë korçarët ata që i kanë më të pastra rastet për shënim dhe në minutën e 30-të godasin dy herë shtyllën. Në momentin më të mirë të miqëve, Inkango në minutën e 34-t shënon në portën e Skënderbeut. Por korçarët nuk dorëzohen dhe pesë minuta më vonë, në të 39-t barazojnë me Orelesin.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Skënderbeu gjen edhe golin e dytë me Allmuçën, por goli anullohet për pozicion jashtë loje, rasti ishte i dyshimtë, kështu që 45 minutat e para mbyllen 1-1. Edhe në pjesën e dytë vijon loja e fortë dhe rastet për shënim nga të dy ekipet. Në minutën e 80-të Kastrioti mbetet me 10 vetë, pasi kapiteni Caca ndëshkohet me karton të kuq. Tre minuta më pas Skënderbeu shënon golin e dytë me Daniel Xhafën. Në minutat e mbetura krutanët zhvendosen në sulm dhe në fund me anë të një kundërsulmi, ku portieri Halili kishte braktisur portën, Xhafa nga mesfusha lëshon një top drejt portës së boshatisur dhe Allmuça e dërgon në rrjetë, por sërish goli anullohet për pozicion jashtëloje. Gjithçka mbyllet 1-2. Skënderbeu me këtë fitore Flamurtari parakalon krutanët duke u rënditur në vendin e katërt me 33 pikë në vendin e parë.

Tirana iu bashkua Teutës në vendin e dytë të klasifikimit të Superligës. Bardheblutë e drejtuar nga trajnerin spanjoll Rubio iu falën një goli të Bekim Balës për të fituar 1-0 në tapetin e lagur të “Qemal Stafës”. Goli i sulmuesit shkodran erdhi në minutën e 67 të ndeshjes.

Në javën e 21-të, Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës në Korçë, në ndeshjen kyçe të sezonit, përpara se të udhëtojë drejt Vlorës për t’u përballur me Flamurtarin e vendit të katërt.

Flamurtari ka bërë autokritikën e ndeshjeve të fundit ku ka fituar 2-0 me Bylisin. Vlonjatët vinin pas asaj humbje të thellë 0-3 në Kupë me Tiranën dhe fitorja me ballshiotët ishte një mundësi për të shpëtuar edhe trajnerin Muça. Në minutën e 23-të Brahja zhbllokon rezultatin dhe 6 minuta më vonë Pejiç e dërgon në 2-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Duket se të dy ekipet pajtohen me atë rezultat të pjesës së parë, pasi në 45 minutat e dyta nuk ka asnjë ndryshim. Duke ditur që Kastrioti u ndal nga Skënderbeu me këtë fitore Flamurtari parakalon krutanët duke u renditur në vendin e katërt me 33 pikë.(rb/shqiptarja.com)