Një supergol nga goditja e lirë i kapitenit Julian Gërxho, nuk i mjaftoi Apolonisë të shmangte humbjen 2-1 me Teutën në “Niko Dovana”, në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Teuta rigjeti fitoren e parë në fazën e dytë, pas një serie prej pesë ndeshjesh, dy humbje dhe tre barazime, duke rikthyer besimin për një vend në Europë e njëkohësisht edhe te dyshja e trajnerëve Lika-Begeja.
Pas një pjese të parë pa gola, Albi Dosti (65’) dhe Brunild Pepa (74’) e çuan avantazhin në 2-0, përpara se Julian Gërxho të realizonte me silurën e tij në minutën e 90+3’, njëherësh edhe goli i nëntë sezonal i kapitenit fierak. Teuta nuk fitonte nga ndeshja në transfertë me Pogradecin, 17 dhjetor 2011, pikërisht me një fitore 2-1, e që prodhoi incidentin e famshëm ndaj gjyqtarit Enea Jorgji. Për Apoloninë, që gjithmonë e më shumë duket se ka marrë drejtimin e Kategorisë së Parë, kjo ishte humbja e 11-të në 18 javë.
Në ndeshjen tjetër Shkumbini ka përfituar nga fusha vendase edhe pse iu desh vetëm një gol në fundin e ndeshjes, për të mundur Dinamon. Peqinasit fituan 1-0 ndaj dinamovitëve me golin e Shenaj. Fitorja ishte me peshë për vendasit por për Dinamon nënkupton një zhytje më keq në renditje në vendin e fundit.
/Shqiptarja.com