Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e 15-të. Në "Adush Muça" vendasit e Bylis fituan pas katër ndeshjeve "jo" duke mposhtur 1-0 Vllazninë. Të diel në 19:00 spikat derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Ballsh ndeshja u shoqërua me rreshje shiu, ndërsa terreni nuk ishte në kushtet më të mira të lojës. Sfida u zhbllokua pas vetëm dhjetë minutash lojë. Një kundërsulm nga e djathta e sulmit bëri që Ayodeji Malomo të lëshonte të djathtën dhe falë një devijimi sfera do ndalej pas krahëve të Kristi Qarrit.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë pa Vllazninë më kërkuese, që provoi me Balaj, por Hasanbelli ishte në një ditë shumë të mirë. Edhe në pjesën e dytë Vllaznia e nisi në sulm, por pa rezultat; pasi portieri vendas ishte mirë me reflekset.

Për t'u përmendur se Bylis goditi edhe shtyllën në minutën e 75-të me të sapofuturin në lojë, Ualissson. Në fund Bylis fiton 1-0 dhe merr suksesin e tretë këtë sezon (katër ndeshje radhazi pa fitore), teksa ngjitet në vendin e parafundit me 13 pikë, duke lënë pas Laçin, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër Vllaznia 'shijon' humbjen e katërt sezonale dhe me 25 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se kryesuesit e Partizanit, ndërsa "Demat" kanë shanse për t'u shkëputur.

Ndërkohë, java e 15-të vijon të shtunën me tre duele. Në 13:30 luhen Laçi - Skënderbeu dhe Egnatia - AF Elbasani, ndërsa në orën 16:30 në "Elbasan Arena" përballen Dinamo dhe Teuta.

E diela në orën 19:00 'përplas' Tiranën dhe Partizani në derbin e kryeqytetit, me sfidën që zhvillohet në "Air Albania" të kryeqytetit.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi - Skënderbeu

13:30 Egnatia - AF Elbasani

16:30 Dinamo - Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994