Superliga nis me derbin Tirana-Dinamo, Partizani përballet me Kastriotin! Mehmeti: Krutanët janë shumë agresiv!

Në javën e 26 të Superligës spikat derbi Tirana-Dinamo që do të luhet në Elbasan Arena të shtunën. Skuadrat kanë objektiva të ndryshme pasi Tirana kryeson dhe pretendon titullin, ndërsa Dinamo lufton për të mos u kthyer andej nga erdhi, në Kategorinë e Parë.

“Të gjitha derbit që kemi luajtur nuk kemi bërë keq dhe u kemi marrë maksiumin. Me këtë ide do i futemi edhe nesër pavarësisht se Dinamo ka lojtarë cilësorë,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sakaq të shtunën Partizani që synon Kupat e Europës do përballet me Kastriotin, që në 3 ndeshjet e fundit ka fituar 7 pikë.

“Është një skuadër e pozicionuar mirë në fushë. Kanë edhe agresivitet të lartë dhe interpretojnë futbollin duke iu marrë maksimumin lojtarëve që kanë,”-deklaoi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Vllaznia pas ikjes së trajnerit Brdaric të shtunën udhëton për t’u ndeshur me Egnatian.

“E kam marrë përsipër, ndërsa Vllaznia ka qenë edhe në momente më të vështira. Besoj te kjo skuadër dhe them se isha njeriu më i afërt si me futbollistët, stafin dhe drejtuesit e klubit,”-tha Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 26 do të luhen të dielën dhe janë mes Laçi-Teutës si dhe mes Skënderbeut e Kukësit.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?