Superliga pa të drejta televizive drejt shtyerjes, FSHF për ‘Report TV: Kërkesë e 7 klubeve

Superliga pa të drejta televizive drejt shtyerjes, FSHF për ‘Report TV: Kërkesë e 7 klubeve

Trofeu i Superligës

Superliga shqiptare me shumë mundësi nuk do të nisë me 19 gusht. Gjasat janë që komiteti ekzekutiv në FSHF ta shtyjë nisjen e kampionatit elitar të futbollit me 1 ose 2 javë. Përflitet se arsyeja kryesore është fakti që ende nuk janë shitur të drejtat televizive, pasi nuk ka një akord mes të interesuarve dhe federatës.

Megjithatë për Report TV, FSHF thotë se kampionati mund të shtyhet për shkak se ka një kërkesë nga 7 klube të Superligës. Klubet, emrat e të cilave ende nuk dihen, nuk janë ende gati në strukturë dhe merkato, ndaj ka ardhur edhe kjo kërkesë. Gjithsesi do jetë Komiteti Ekzekutiv ai që do të vendosë.

Në rast të një shtyrje të mundshme nga KE, atëherë FSHF-ja do duhet të riplanifikojë datat e kalendarit të sezonit të ri. Një shtyrje me dy javë e nisjes së sezonit do bënte që Superliga të ishte ndër kampionatet e fundit që do fillonin garën në Evropë.

Në kushtet kur edicioni i ri, veç 36 javëve parasheh edhe fazën "final 4" ku do shpallet fituesi i sezonit, një shtyrje e nisjes së kampionatit do ishte në kurriz të lojtarëve, që do luanin më shumë ndeshje në një afat më të ngjeshur kohor, për mos përmendur në mes ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Ne.k./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'