/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Me një dygolësh në Durrës, Pero Pejiç ka përmbytur Teutën, duke ngjitur në vendin e dytë Kukësin.
Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të supriores ka dhuruar tre gola dhe të gjitha nga veriorët, që nuk i dhanë asnjë shpresë bregdetarëve për të rekuperuar rezultatin.
Arkitekt i kësaj fitore ishte bomberi kroat i verilindorëve i cili tronditi dy herë portën e vendasve brenda 17-minutave.
Fillimisht golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar gjeti rrjetën e Teutës në minutën e 11', ndërsa ri-konfirmoi epërsinë e "miqve" në të 17-ën. Pa u mbyllur pjesa e parë, Lushtaku në të 44-ën shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit të takimti për "miqtë", që të velur nga kjo epërsi e 45 minutëshit të parë, nuk u tregoi agresivitet në pjesën e dytë përballë një Teute të përgjumur.
Tashmë Kukësi është në vendin e dytë në pritje të dy përballjeve të kreut, ku padyshim supersfida mes Tiranës dhe Skënderbeut mban peshën më të madhe.
Java e 17-të e superiore rezultatet dhe programi:
Sot:
Teuta-Kukësi 0-3Nesër:
Tirana-Skënderbeu
Vllaznia-Laçi
Apolonia-Elbasani
Flamurtari-Partizani
Klasifikimi: Partizani 33 Pikë, Kukësi 32 Pikë, Skënderbeu 30 Pikë, Tirana 29 Pikë, Laçi 21 Pikë, Flamurtari 19 Pikë, Vllaznia 17 Pikë, Teuta 13 Pikë, Apolonia 9 Pikë dhe Elbasani 6 Pikë/ *Kukësi dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë se të tjerat.