Superliga, Pogradeci-Flamurtari del 0-2, Laçi mund 2-0 Tomorin

Superliga, Pogradeci-Flamurtari del 0-2, Laçi mund 2-0 Tomorin
Dy gola në harkun e 24 minutave, së pari nga Pero Pejiç (14’) dhe më pas nga Gerhard Progni (24’), i garantuan një trepikësh të rëndësishëm Flamurtarit, në fitoren 2-0 në Pogradec, në javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri Shkëlqim Muça më në fund ka gjetur bomberin që i mungonte skuadrës, pasi kroati Pero Pejiç ka shënuar në gjashtë nga shtatë e ndeshjet e fundit, midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Për Pogradecin e Ylli Çekiçit, që luante për herë të parë në shtëpi, pas humbjes 2-1 me Teutën në “Gjorgji Kyçuku”, më 17 dhjetor 2011, kjo ishte humbja e katërt rresht, duke e komplikuar jo pak qëndrimin e liqenorëve në Superligë.

Vilfor Hysa shënoi dy gola në njëzet minutat e fundit të ndeshjes, për t’i garantuar Laçit një fitore komode 2-0 ndaj Tomorit, në javën e 18-të të Kategorisë Superiore, një takim i zhvilluar në fushën asnjanëse të Krujës. Për Vilfor Hysën këta ishin golat me numër 7 dhe 8, pasi sulmuesi tiranas shënoi në fazën e parë 5 gola me fanellën e Flamurtarit.

Hysa i ka dhënë dy fitore trepikëshe kurbinasve, pasi kishte shënuar edhe golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë. Sfida kishte brenda edhe një përballje emocionuese për Përparim Daiun e Laçit, pasi trajneri kavajas në katër javët e para të këtij edicioni kishte drejtuar Tomorin (dha dorëheqjen pas humbjes 6-2 me Shkumbinin).

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël