Superliga, Skënderbeu prek 
titullin, Tirana fiton e shpreson 

Superliga, Skënderbeu prek <br />titullin, Tirana fiton e shpreson 
Ekipi i Skënderbeut pas fitores në Kukës ka vënë njërën dorë mbi titullin kampion të Superligës. Ka mjaftuar një gol nga Sabian Lilaj që Skënderbeu të skarcojë na lufta për titullin një nga rivalët direkt siç ishte Kukësi dhe të kapi kuotën e 69 pikëve në 32 ndeshje të luajtura
 
Humbja brenda fushe përballë ekipit korçar, i ka kushtuar stolin trajnerit të Kukësit Artim Shaqiri dhe drejtimin e ekipit do ta marrë drejtori teknik Miodrag Radanoviç.
 
Por pavarësisht fitores ndaj Kukësit, Ujqërit e Dëborës ndjejnë presion e ekipit të Tiranës që është vetëm tre pikë larg pas fitores të mundimshme të arritur ndaj ekipit të Laçit.

Ka qenë minuta e 87, kur Kahata ka shënuar edhe golin duke e rifutur në lojën për titull ekipin kryeqytetas.
 
Skuadra e Skënderbeut në ndeshje e radhës luan përballë Teutës, e cila ndodhet në vendet e fundit të renditjes, 4 pikë larg zonës së ftohtë.

Ndërsa kryeqytetasit pas fitores se sotme shkojne në 66 pikë duke u bërë ndjekësit më të afërt të korçarëve me 69 të tilla, përballen javën e ardhshme kundër partizanit, i cili nuk mbetet pas nga pretendimet.

Nëse lufta për titullin për të kuqtë e Duros është thuajse e venitur, ka ende ndeshje për të fituar për një vend në europaligë.

Gjici: Nuk e lë Kukësin edhe nëse fitoj Bashkinë Kamëz
“Kemi pasur edhe mosmarveshje me Skënderbeun por ne jemi miq dhe kjo është vetëm një garë futbolli dhe e tillë do mbetet deri në fund”, tha fillimisht Gjici.

I pyetur më pas se çfarë do ti pëlqente më shumë të fitonte, Kupën, Kampionatin, apo Bashkinë e Kamzës Gjici u përgjigj: “Do më pëlqente ti fitoja të treja. Edhe po fitova Bashkinë e Kamzës unë do punoj edhe për futbollin në atë qytet por Kukësin nuk kam ndërmend ta lë.

Kemi shpenzuar shumë deri tani për të ngritur një ekip të fortë dhe mund të them se është i vetmi biznes ku po dal me humbje. Besoj që asnjë ekip nuk del me fitim në Shqipëri, megjithatë ne nuk ndalemi këtu”, tha Gjici për “Supersport”.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja