Superliga/ Të shtunën 3 sfida, Tirana pret Bylisin dhe Kastrioti sfidon Partizani! Në Shkodër Vllaznia-Laçi, debutimi i Balajt mund të shtyhet

Tirana kërkon të rikuperojë akoma më shumë ndaj Partizanit kryesues, por këtë të shtunë në Air Albania do ketë përballë Bylisin në orën 16:00.

“Bylisi është ndeshja e rradhës që do vlerësim, përqëndrim, pasi skuadrat janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe nga java në javë po shohim se mund të fitosh me këdo dhe mund të lësh pikë ndaj kujtdo,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sakaq Partizani që ka vetëm një pikë më shumë do të luajë në transfertë kundër Kastriotit. Të kuqtë do kërkojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes me Vllazninë, ndërsa shkodranët presin Laçin në Loro Boriçi.

“Një skuadër që kohët e fundit është në ngritje pavarësisht humbjes me Tiranën. Kërkon të shkojë më lart, pasi ka futbollistë të mirë në përbërje dhe për këto arsye duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen,"-deklaroi Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Bekim Balaj do jetë me skuadrën, por sulmuesi shkodran i zyrtarizuar pak ditë më parë do e ketë shumë të vështirë të debutojë përballë Laçit për shkak të formës fizike. Sakaq dy ndeshjet e tjera të javës së 17 të Superligës, Kukësi-Erzeni dhe Teuta-Egnatia, do të luhen të dielën.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë