Superliga, vjen fitorja e 8-të radhazi e Skënderbeut, "ngec" Flamurtari

Superliga, vjen fitorja e 8-të radhazi e Skënderbeut, "ngec" Flamurtari
Skënderbeu arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Shkumbinit, duke fituar 4-2 në Peqin, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Blerja dimërore e Skënderbeut, Sebino Plaku, realizoi dy gola në pjesën e parë: 4’ dhe 42’, ndërkohë që në të dytën ishte golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, sulmuesi Daniel Xhafaj, ai që realizoi një tjetër dopjetë për korçarët: 57’ dhe 85’.

Golat e nderit për Shkumbinin mbajnë firmën e kapitenit Roland Dervishi, në minutën e 65-të dhe të 92-të (me penallti). Dervishi i ngjit në kuotën e 13 golave, duke qene në krye të golashënuesve, por me tre gola më shumë se sulmuesi francez i Kastriotit, Brus Inkango, 10. Pas kësaj fitoreje, e teta rresht në kampionat e Skënderbeut, kampionët në fuqi ndodhen në kuotën e 35 pikëve.

Flamurtari hodhi një tjetër hap të gabuar në luftën për titull, duke barazuar 1-1 me Kastriotin në Krujë, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Sulmuesi kroat Pero Pejic shfrytëzoi një pakujdesi të portierit të Kastriotit, duke shënuar për Flamurtarin në minutën e 22-të. Presioni i krutanëve ishte i madh në drejtim të portës vlonjate të mbrojtur nga Enea Koliqi, duke e gjetur golin në minutën e 87-të me anë të sulmuesit Brus Inkango, me sulmuesin francez që shënoi golin e dhjetë sezonal.

Flamurtari, edhe pse u kritikua fort nga presidenti Shpëtim Gjika, nuk arriti të reagojë duke regjistruar barazimin e tretë rresht 1-1 midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, barazimi i vlonjateve u arrit ndaj rivalit kryesore për vendin e katërt, Kastriotit, ndaj të cilit Flamurtari ka dy pikë më shumë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland