Vora dhe Partizani barazuan 2-2 për raundin e 28-të të Superligës. Kjo e dielë solli një garë të fortë sportive në stadiumin e Vorës, me dy skuadrat që shënuan katër herë.
Ishin vorakët ata që gjetën dy gola me Luis Felipen dhe Prestige Ohaegbulam në minutat 42 dhe 45+2, para se Arafat Doumbia të shkurtonte për Partizanin në fundin e fraksionit të parë.
Pjesa e dytë solli një lojë mbrojtëse nga Vora dhe më sulmuese nga "Demat e Kuq". Partizani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Doumbia në shtesën e parë të ndeshjes, por nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit me autogolin e Prestige Ohaegbulam vetëm në limite (90+6').
Partizani ndalet pas pesë fitoreve radhazi, por kryeqytetasit treguan shpirt të lartë gare dhe kanë shtatë ndeshje radhazi pa humbje në Superligë. Me 43 pikë Partizani mbetet në vendin e katërt, ndërsa Vora vijon mos fitojë dhe me 27 pikë ndodhet në vendin e tetë.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 28-të:
E premte, 13 mars 2026
19:00 Egnatia 0-0 Vllaznia
E shtunë, 14 mars 2026
15:00 KF Tirana 1-0 Bylis
18:00 Flamurtari 1-2 AF Elbasani
E diel, 15 mars 2026
15:00 Vora 2-2 Partizani
18:00 Dinamo - Teuta
Renditja:
Komente










