Supermodelja mesazh prekës
për gjyshen e sëmurë me kance

Supermodelja mesazh prekës<br />për gjyshen e sëmurë me kance
Fama dhe suksesi mund të ndikojnë në kufizimin e kohës por kurrsesi nuk duhet të zbehin dashurinë për të afërmit dhe miqtë.
 
Supermodelja Bella Hadid e tregon më së mirë këtë aspekt, pavarësisht se suksesi na bën t’i shohim me tjetër sy.
 
“Asgjë nuk do ta shkatërrojë këtë dashuri. Mora tre ditë pushim për të surprizuar të bukurën time Oma në Holandë për ditëlindjen e saj. Ajo po kalon kohën më të vështirë të jetës së saj, pasi po lufton sërish me kancerin, por unë e di që ajo është gruaja më e fortë që kam takuar ndonjëherë. Sot është dita ime e fundit me familjen time këtu në Holandë dhe gjëja e fundit që dua të bëj është të largohem … Por duhet, kështu që duhet të punoj më shumë dhe të kthehem së shpejti. Momente të tilla janë kaq të rëndësishme për mua dhe unë nuk do t’i braktisja për asgjë në botë … Gëzuar ditëlindjen Oma! Faleminderit që ke lindur dhe rritur nënën time të përsosur në gruan që është sot”, shkruan Bella në një postim në Instagram.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës