Supermodelja seksi Gisele Bundchen duket se ka vendosur të tërhiqet njëherë e përgjithmonë nga bota e modelingut. Pavarësisht deklaratës që grupi i saj i menaxhimit ka lëshuar rreth një muaj më parë ku e konsideroi termin ‘tërheqje’ pak ekstrem, Gisele e ka konfirmuar largimin nga pasarelat me fjalët e saj.
“Trupi im ma thotë automatikisht nëse ajo që bëj ia vlen. Dhe më kërkoi t’i jepja fund,- u shpreh 34-vjecarja në një intervistë për gazetën braziliane Folha de Sao Paulo. Unë e respektoj trupin tim. Ndihem e privilegjuar që mund të ndaloj. Nuk e shoh të arsyeshme të vazhdoj karrierën time si modele.”
Sidoqoftë mënjanimi nga kjo fazë e jetës së saj nuk do ta largojë Bundchen nga syri i publikut. Ajo ka të tjera projekte në dorë që presin të marrin jetë.

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com