Supersfida Hollandë-Gjermani/ ‘Panzerat’ 16 vite pa humbje, ‘tulipanët’ të frikshëm në shtëpi

Supersfida Hollandë-Gjermani/ ‘Panzerat’ 16 vite pa humbje, ‘tulipanët’ të frikshëm në shtëpi

Gjermani-Hollandë

Në “Johan Krojf Arena” të Amsterdamit do të luhet sonte supersfida e Grupit 1 të Ligës A të Kombeve mes Hollandës dhe Gjermanisë.

Dy rivale të vjetra të Europës, që kundër njëra-tjetrës do të kërkojnë me patjetër fitoren për t’i bërë presion Francës së vendit të parë. Interesantë është se “panzerat” e Lëv janë të pamposhtur nga Holanda që prej vitit 2002. Nga ajo kohë Gjermania ka fituar dy ndeshje, ndërsa tre kanë përfunduar në barazim.

Por nëse ky është fakt që nuk e tremb Gjermaninë atëherë kampionët e Botës të vitit 2014-s duhet të kenë parasysh se Hollanda e Ronald Kuman ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi.

90 minutat mes këtyre dy kombëtareve pritet të dhurojnë spektakël pasi askujt nuk i intereson barazimi. Gjermania renditet e dyta në Grup me 1 pikë, ndërsa Hollanda ende nuk e ka marrë pikën e parë. Kampionia e Botës në fuqi, Franca, është më e favorizuara e grupit pasi ka katër pikë, por “gjelat” janë gjithashtu e vetmja skuadër që ka zhvilluar dy ndeshje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'