Supersfida Itali - Spanjë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve

Supersfida Itali - Spanjë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve

Trofeu i Nations League

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në Holandë. Supersfida e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës. Të besuarit e Roberto Mancinit, do të sfidojnë “Furinë e Kuqe” më 15 qershor në “Enschede” të Holandës, ndërsa një ditë më herët do të luhet sfida tjetër gjysmëfinale midis Holandës dhe Kroacisë.

Të dyja takimet do të startojnë në ora 20:45, njëjtë sikurse edhe finalja e madhe që në program do të jetë me datë 18 qershor, ndërsa po të njëjtën ditë me fillim në ora 15:00 do të zhvillohet edhe finalja e vogël që do të përcaktojë skuadrën e vendit të tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale