Suplementi "Rilindasi/ Requiem për
 Migjenin, “Programi i një reviste”

Suplementi "Rilindasi/ Requiem për<br /> Migjenin, “Programi i një reviste”
Dalja e numrit të parë të revistës Pasqyra e t’rrëfyemit na dha kënaqësinë e urimeve pafund. Po kaq, patëm rastin fatlum që të dëgjonim vërejtje dhe sugjerime të ndryshme, shpesh lëshuar pa doganë. Urimet lëshoheshin shpejt e shpejt, sikur prej urimtarëve, nxitohej me la gojën.

Në këtë pikë, që nuk është se ka ndonjë vlerë, kalimi kryhet me shpejtësi. Vërejtjet erdhën paksa më ngadalë, të qeta dhe, mbi të gjitha, ishin të holla dhe të trasha, që madje kërkonin t’i vinim gishtin kokës (me sa duket, ato deshën të pohonin më shumë duke nënkuptuar), se kësaj radhe nuk është se kishim qullosur gjë. Thelbi i vërejtjeve, të ashpra në shpalim, po të nisesh nga gjestet dhe shfrimi i dufit, të ekspertëve të vërejtjeologjisë, lidhet me idenë e secilit se si do të mund të ishte ndryshe revista, si strukturë dhe materiale shkrimore. Ca, të mbytur në një ekstazë lumturie, thoshin me një ton të frikshëm: Pse nuk botoni poezi dhe tregime, që të keni sukses të garantuar?

Të tjerë, vetëm për hir të kundërshtimit për kundërshti, këmbëngulnin se më mirë që nuk ka krijime letrare. Pritëm që të merrnim këshillime edhe nga ata të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga Qendra e Studimeve Albanologjike të Tiranës apo nga Fakultetet Filologjike të të dyja anëve të kufirit. Mjerisht, të gjithë kishin shkuar me pushime verore, andaj mbetemi të hapur për sitnët e vjeshtës dhe të dimrit. Ndokush prej sojit të diturakëve me tituj, porse ende pa libra, gjetur rastësisht në lokal, me një pamje akademiku, në ato momente po fliste me tepër me vete, sikur mërmëriste, duhet shkencë, shkencë e madhe, përndryshe nuk ka asnjë arsye të botohet një revistë tjetër.

Një gazetar që dëgjoi akademikun e tredhur më tepër nga mendja dhe, të lodhur nga jeta, ndërhyri prerazi: “Duhet ritëm dhe informacion…” Gjithkush, nuk e la rastin që të ikte për duarsh, foli dhe foli, me dhe pa argumente, se si duhet e nuk duhet, por askush nuk përmendi kund ndonjë ndihmë konkrete, me shkrime për të mbajtur në nivel të ngritur, shkencor dhe letrar, revistën. Në këto kushte të ulërimës së këshillave dhe gjenialitetit gojor, me dhe pa bereqet, e gjykuam të nevojshme, që të sjellim të plotë për lexuesin e revistës artikullin e Migjenit “Programi i një reviste”. 

Me një gur vrasim dy zogj njëherësh: Edhe përkujtojmë Migjenin, duke e shijuar si tekst ironik në rrethanat e rileximit, ndërkaq edhe u japim një përgjigje, simbolike dhe domethënëse, këshillave të mira, atyre që nuk patën asnjë vlerë, e në mënyrë të posaçme analizave passhpinëse, ku gëlon mençuria e kooperimit të opinionit të pavlerë të kafeterive të nahisë sonë, se si do të mbahet revista, vetëm me vetëfinacim… Po mori mbështetje financiare nga shteti, se ky është thelbi i mëvetësisë së revistës, posaçërisht nga dikasteri i kulturës, atëherë duhet të mbajë ison e të gjitha gazetave dhe revistave që u bëjnë fresk punëve të mbrapshta të kulturës…
 
 
Programi i një reviste
 
 - Politikë – jo! - Jo! Jemi dakord. Se politika s’ka një themel të shëndoshë, s’ka ligj, s’ka rregulla, s’ka kllef. Madje, s’ka as moral – ia shtoi një redaktor moralist, tue i shikue kolegët përmbi syza. Ky redaktor, asaj dite për drekë, në vend të bukës, pahiri, futi në gojë një cep të librit “Morali fetar” dhe, kur pa se nuk shkon, e pshtyni.

Mirëpo, zotnia kishte te shtëpia fëmijtë; e fëmijtë, si thotë pedagogjia moderne, janë majmuna, prandej, kur e panë t’anë tue pshtye, ia nisën dhe ata fuj-fuj-fuj! - Politika asht një kameleon, i cili – dihet – simbas vendit ku gjendet, merr dhe ngjyrën. Të mendojmë se kameleoni gjendet mbi një shkrep, dhe, natyrisht, merr ngjyrën e shkrepit. Ta dëftojnë me gisht dhe ti mezi dallon nga shkrepi.

Lëshohesh turravrap me e xanë, por kthehesh me trofej në ballë, si me pasë qenë në Luftën e Trojës. Balli yt asht bamë dhe një herë ma i madh në të përpjekun me shkrepin. Se kameleonin tash e ke, tash s’e ke. Të iku. - Qe një definicion i politikës, po qe se mund të ketë politika definicion, - tha një tjetër redaktor. - Politika s’hyn në program të revoltës sonë! - Jo! jo! përsritnë të gjithë redaktorët, tue e pasë ende të freskët kujtimin e atij që donte me e xanë kameleonin.

Asht e rrezikshme politika, - i përsëritshin shoqi-shojt tue ia pohue me krye. - Mos harroni, zotni, se revista jonë do të jetë ideale! - Bravo! Ideale! - Do të ketë për qëllim arsimin dhe mbrojtjen e atyne që nuk kanë mbrojtje! Do t’u fryejë në sy atyne që u kanë hye lecka. - Ashtu... - Do të zgjojë komtarizmën! - Sidomos! Se ndërgjegja komtare flen, flen, e flen, duhet një katërdhetedysh... - Pssst! – e shutitnë folsin e pagdhendur, i cili ishte postaxhia e revistës. Në fund të fundit, u përpilue programi për një revistë ideale. Përkujtesë 176 Pasqyra e t’rrëfyemit Do pllakata të mbinatyrshme u ngjitën nëpër shtylla të qytetit, e disa prej tyne ua mbyllnë dritoret shtëpiave përdhecke dhe njerzët përmbrenda mbetën në terr...

Në një rrugë, kah përditë kalojshin katër mica, tre njerëz dhe ndoj gjel me pulë, n’at rrugë një viç u ndalue përpara pllakatës së kuqe e brinat i mbërtheu në shtyllë. Si shifet, ishte farefis me torot e Spanjës. – Luftë! Luftë! – bërtitshin njerëzit tue u mbledhë para një pllakate në rrugë kryesore. (Nga shkaku i luftës Italo-Abisine, popullin e kish rrëmbye psihoza luftarake). Mezi u gjet një gjysmë njeriu, gjysmë zotni që ta këndojë me za: Revistë ideale! – Uf, me halle, - ia priti një grue bubikofe dhe vazhdoi rrugën me hap ushtarak. Mbasi populli nuk dinte të lexojë, revista ngeli pa u shitë. E për botimin e numrit të dytë, nuk kishte të holla. – Të kërkojmë subvencion! – vendosën redaktorët tanë”. (Nga Migjeni)


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen