Supriza në karrierë dhe mundësi të reja, parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  27 shtator deri në 2 tetor) duke parashikuar një javë të mirë për të gjitha shenjat si në dashuri edhe ekonomi ndërsa tregoi shenjat më të favorizuara.

Shenja më e favorizuar është Virgjëresha, Bricjapi dhe Peshqit.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Do marrim një lajm të mirë këtë periudhë, sepse koha ka treguar që shumë gjëra kanë ndikuar tek ju. Është një mundësi shumë e mirë në fushën e biznesit, prandaj shikojini gjërat në detaje. Në fushën shpirtërore do të keni ndikim shumë të madh me Virgjëreshë, Bricjapë, që mund të ndikojë pozitivisht tek ju. Një lidhje me probleme që mund të keni pasur me akerpin, është koha t’i bini prapa dhe mos u nxitoni.

Demi- Keni një ndikim shumë të madh në çështjet që kanë të bëjnë me partneritetin, me punën tuaj aktuale. Nëse keni dëshirë që të keni një rritje në detyrë, keni pasur punë me probleme apo probleme ligjore është momenti më I mirë tani për të biseduar. Në lidhje me dokumentacionet për udhëtime jashtë vendit, momenti më I mirë është tani. Ajo që duhet të bëni kujdes, sepse e keni lënë pas dore, është ana shpirtërore. Një lidhje që keni pasur parvjet dhe e keni rregulluar, kujdes sepse këtë vit keni sërish një defekt të vogël, zgjidheni pikërisht tani.

Binjakët- Dhjetëditëshi i tretë shumë i favorizuar për cështje të punës. Është një moment tani tepër vendimtar për cështje të punës suaj ose karrierës. Nëse njihni dikë gjatë një udhëtimit, një lidhje që mund të nisi si me probleme, mund të përfundojë në një lidhje serioze dhe mund të shkojë deri në altar. Duket se do të keni stabilitet ekonomik ndërsa një cështje që keni pasur në dorë më parë do ta zgjidhni tani. Para një muaji e gjysmë duhet të merrnit një lajm, por akoma se keni marrë por është momenti tani sepse do të shkojë shumë mbarë.

Gaforrja- Është koha për të fituar një tender, për të marr një rritje në detyrë   sepse hëna ju jep mundësi për disa takime të rëndësishme apo për një udhëtim që ju do ta bëni. Është momenti tani. Në lidhje me një takim që do të keni për punën, është momenti që do ta zgjidhni.

Luani- Në fushën shpirtërore lidhjet me Ujorë dhe Dash bëni pak kujdes, sepse mund të konfliktoheni pak. Në lidhje me cështjet financiare duket se i keni kaluar problemet.

Virgjëresha- Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me punën tuaj aktuale  do të merrni një lajm shumë të mirë. Në stabilizimin ekonomik dhe në anën shpirtërore do të jeni mjaft mirë, por mund të merrni edhe një suprizë në familje.

Peshorja- Do të keni mjaft ndryshime pasi ndërhyjnë edhe ndryshimet planetare. Do të keni një mundësi plus në cështjet e punës dhe të karrierës por gjithashtu një takim që mund ta bëni këto ditë të cilat janë shumë të mira deri në fund të muajit, mund të bëni dicka shumë të mirë. Nismat e reja dhe cështjet e dashurisë me probleme, cështjet ligjore, disa para të pa marra do të zgjidhen tani.  Lidhja me gaforre dhe Bricjap është ideale.

Akrepi-  Është momenti tani që të arrini maksimumin në fushën e karrierës dhe stabilitetit ekonomik. Në lidhje me cështjet shpirtërore duhet të keni vëmendje tek Demi dhe Gaforrja sepse është një periudhë që kërkon vëmendje, kërkon kohë dhe ju nuk je del koha. Megjithatë do t’I arrini qëllimit për gjërat që doni të bëni.

Shigjetari-  Në fushën e ekonomisë është momenti tani që ju t’I zgjidhni gjërat sic I doni. Në anën shpirtërore duhet të keni kujdes me Peshk, me binjakë bëni pak kujdes, mos u nxitoni.

Bricjapët- Në cështjet ekonomike keni pasur probleme këtë periudhë por është një moment tani që keni mundësi të stabilizoheni. Përsa i përket cështjeteve vendimtare që do të merrni, qoftë në dashuri, qoftë në punë lajmet do të jenë mjaft të mira. Këto ditë do tia rrisni qëllimit tuaj në cdo fushë që prisni  të realizoni.

Ujori – Kujdes me cështje dokumentash, është periudhë e mirë dhe ju ecën mbarë. Mundësitë në fushën e karrierës janë të mëdha. Dokumenta që kanë të bëjnë me jashtë është një mundësi e artë tani. Lidhjet me Shigjetarë dhe Binjakë duket se janë ideale.

Peshqit- Kërkoni shumë nga vetja, është mundësia tani që të realizoni ëndrrën tuaj. Në fushën shpirtërore, një bashkim familjarë ka një ndikim shumë të mirë me Akrep apo me Gaforre. Për ju që keni një lidhje, deri në fund të muajit, mund ta ktheni në një lidhje serioze.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Aktori nga Kosova komenton gjestin e Granit Xhakës : Pritej ai gjest, ai s'ka lexuar asnjë libër në jetën e tij

Aktori nga Kosova komenton gjestin e Granit Xhakës : Pritej ai gjest, ai s'ka lexuar asnjë libër në jetën e tij