‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Duket se do të jetë një javë e mbarë  për shenjat, të cilat do të kenë mundësinë të kërkojnë rritje në profesionet e tyre por nga ana tjetër astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” tha se duhet të tregojnë tepër kujdes në dashuri, pasi disa keqkuptime mund të shkëpusin lidhje disa vjeçare. Por si do të jetë java (13-19 shkurt) për të gjitha shenjat e zodiakut?

“Duhet të kemi shumë kujdes dhe fokusin më të madh duhet ta kemi tek dashuria. Jo për shkak të datës së të dashuruarve por sepse çdo gjë që ndodh tani dhe me atë 15, 16 duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të prishim një lidhje prej 3 vitesh. Arsyet janë keqkuptime dhe keqinterpretime. Vëmendje shumë të madhe duhet të kenë të shenjës së Dashit, Akrepit dhe Gaforres sepse kanë shumë çështje të pazgjidhura dhe me të drejtën e tyre duan t’I zgjidhin. Arsyeja e këtyre gjërave është sepse disa fjalë të huazuara është një problem shumë I madh dhe duhet pasur kujdes. Ndërsa në çështjet ekonomike virgjëresha e 10-ditëshit të dytë dhe Luanët e 10-ditëshit të parë kanë shanse shumë të mëdha në çështje ” tha astrologu Jorgo Pulla.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Tregoni kujdes në vendimet që do të merrni sepse çështjet që keni në këtë periudhë që është vërtet e mirë por nëse kuptojmë gabimet e së shkuarës dhe mos t’I bëjmë. Në anën shpirtërore duhet të marrin disa vendime që kanë të bëjnë me Dash- Ujorë, Dash-luan, tregoni vëmendje maksimale.

Demi

Kanë shumë mundësi, sidomos të 10-ditëshit të dytë. Do të merreni me çështjet ligjore, sidomos me çështje të pronave. Në çështje që kanë të bëjnë me anën ekonomike ka ardhur momenti që të shihni më tepër drejt interesave tuaja. Në anën shpirtërore vendimet që kanë të bëjnë me Shigjetarë dhe me Gaforrë kërkohet vëmendje, sepse mund të grinden për diçka. Një lidhje me Ujorë është koha për t’u stabilizuar tani.

Binjakët

Kujdes me çështjet ligjore! Nësë tregoheni me këmbë në tokë nuk do t’ju ndodhë asgjë. Në lidhje me punën, kanë mundësi për rritje në detyrë.Në çështjet shpirtërore lidhjet me Bricjapë dhe me Akrep është perfektja. Tregoni vëmendje me Virgjëreshë sepse mund të grindeni.

Gaforrja

 Janë shumë të rëndësishëm në fushën e punës ndërsa në fushën e dashurisë duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të kenë shumë probleme.Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, problematikat me Peshore dhe me Dash kërkohet vëmendje kurse me Bricjap është vet jeta. Kanë një ndikim shumë të mirë pas datës 15, mund të stabilizohen dhe të arrijnë suksesin e tyre.

Luani

Prisni diçka që lidhet me dokumentacione, këtë javë mund të bëhet diçka. Kanë një shans shumë të madh në lidhje me çështje dokumentacioni për jashtë, lidhje me kontrata pune, në lidhje me vendime që do të marrin, janë vendime historike për luanët sepse kanë vuajtur shumë kohët e fundit dhe duket se në sipërfaqe po lulëzojnë dhe do të arrijnë atje ku po kërkojnë. Është një moment shumë pozitiv për ta, në çështjet shpirtërore lidhjet meUjorë dhe Peshore duhet  pasur pak kujdes sepse kanë shumë gjëra për të realizuar.

Virgjëresha

Kujdes sepse atë që firmos mund ta humbasësh, sepse do të bëhet fjalë për një çështje kontrate. Kjo javë në fakt është java e ofertave. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe me Peshk është idealja. Vëmendje do të bëni me shigjetarë.

Peshorja

Do t’I jepni rëndësi ekonomisë këtë javë. Ju që keni probleme me shtetin, për pasuri të paluajtshme është momenti tani që do të realizohen. Lidhjet me Luan, Dem të 10-ditëshit të parë kanë ndikime shumë pozitive dhe vëmendje do të bëni me Peshk  sepse është pak nevrik këto kohë.

Akrepi

Janë drejt stabilizimit të punëve të tyre, këtë javë do të keni një problem ligjorë, është momenti tani t’I zgjidhni gjërat. Në anën shpirtërore lidhjet me Dash dhe me Luan kërkohet vëmendje kurse me Bricjap është idealja.

Shigjetari

Këtë javë kanë mundësinë e rritjes së të ardhurave sepse një shans shumë të mirë që keni do ta realizoni ditën e enjte. Mund të realizoni edhe disa udhëtime të shkurtra. Lidhje ideale me Peshk dhe Luan ndërsa me Dem tregoni kujdes.

Bricjap

Në dashuri jeni në dilemë. Kurse në anën e punës dhe të karrierës janë në ngritjes dhe pse do të bëjnë ndryshim pune, prisni dhe pak dhe do të realizoni gjithcka.Një çështje familjare problematike, mos u shqetësoni sepse do të shkojë mbarë. Në çështjet që kanë të bëjnë me lidhjet që ju keni me Virgjëreshë dhe me Dem duken të mbara.

Ujori

Kanë shanse të mëdha përsa I përket karrierës. Gjithashtu do të kenë mundësi të stabilizojnë anën ekonomike. Çështjet kanë të bëjnë me anën shpirtërore lidhje me Shigjetarë dhe gaforre duken pothuajse pozitive. Idealja në stabilizimin e jetës së tyre është me Luan.

Peshqit

Bëni kujdes sot, sepse prisni një lajm për një dokumentacion por prisni dhe pak mos u nxitoni. Në çështjet ekonomike keni mundësi për të stabilizuar punën tuaj. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe me Peshore duken të mbara. Vëmendje duhet të bëjnë me Binjakë dhe Luan.

 

MC/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm