Suprizat e votimit,Rama“humb”vendin
 e parë në PS, Berisha në krye të PD

Suprizat e votimit,Rama“humb”vendin<br /> e parë në PS, Berisha në krye të PD
TIRANE - Ka pasur me të vërtetë surpriza në sondazhin e Shqiptarja.com në faqen e saj online, për sa i përket rezultatit të prezantuar në “finish” të tij. Kështu, toplista për PD dhe PS, për dhjetëshen e parë ka sjellë në krye të listës më me shumë vota deputetin Ilir Gjoni të qarkut të Tiranës dhe pas tij kreu i PS Edi Rama, ndërkohë që nga PD Sali Berisha, kreu i kësaj partie nuk e ka lëshuar vendin e parë, pavarësisht ndjekjes së Astrit Veliajt.

Më konkretisht, në krye të preferencave janë kandidatët e PS, kryesisht deputetët aktualë. Në krye të votimit qëndron deputeti i PS, Ilir Gjoni, kreu i PS Edi Rama, deputeti i qarkut Berat Fidel Ylli, nënkryetari i grupit të PS, Braçe.

Pastaj lista vijon me Angjelin, Rukën, Xhakollin, Kajën, Spiropalin, Kadelin, Bazhdarin etj. Shquhen dhe Malaj, Leskaj, Ruçi, Balla, Ahmetaj, Dalipi, Majko, Kodheli, Aldrin Dalipi, Cani, Blushi, Klosi, Ruçi, Lutaj, Zogaj, Bizhga, Veliaj, Isaraj, Tahiri, Hysa etj.

Ndërsa  nga kandidatët e PD të preferuar janë Berisha, Topalli, Murrizi, A.Veliaj, Olldashi, Rusmali, Patozi, Oerd Bylykbashi, T.Shehu, Selami, Ndoka, Paloka etj. Ndërkohë kandidatët e tjerë, kryesisht të PS kanë një numër të konsiderueshëm votash, pavarësisht se janë poshtë ‘vijës’ së dhjetëshes së parë që kanë mbi 1500 vota secili.

DHJETË KANDIDATËT E PS E PD MË TË VOTUAR

Top lista e PS
1. Ilir Gjoni - Qarku Tiranë, 2665 vota
2, Edi Rama - Qarku Tiranë, 2619 vota
3. Fidel Ylli - Qarku Berat, 2569 vota
4. Erjon Braçe - Qarku Berat, 2255 vota
5. Anastas Angjeli - Qarku Gjirokastër, 2239 vota
6. Et’hem Ruka - Qarku Gjirokastër, 2157 vota
7. Arben Isaraj - Qarku Vlorë, 2138 vota
8. Ilir Xhakolli - Qarku Korçë, 1954 vota
9. Ardit Kaja - Qarku Dibër, 1808 vota
10. Gjivalin Kadeli - Qarku Lezhë, 1708 vota

Top lista e PD
1.Sali Berisha - Qarku Tiranë, 1509 vota
2.Astrit Veliaj - Qarku Berat, 1139 vota
3.Ilir Rusmajli - Qarku Tiranë, 1017 vota
4.Tritan Shehu - Qarku Tiranë, 903 vota
5.Myslym Murrizi - Qarku Fier, 865 vota
6.Jozefina Topalli - Qarku Shkodër, 808 vota
7.Astrit Patozi - Qarku Vlorë, 693 vota
8.Igli Cara - Qarku Durrës, 679 vota
9.Edi Paloka - Qarku Lezhë, 613 vota
10.Nard Ndoka - Qarku Shkodër, 595 vota


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë