Një ditë e veçantë për Enca Haxhia, pasi sot kishte festën më të madhe të jetës së saj.

Enca Haxhia ditën e sotme festoi ditëlindjen, ku me këtë datë ajo mbushi plot 23 vjet jetë.

Mirëpo për ditëlindje, këngëtarja kishte udhëtuar në Paris, nga ku solli pamje për ndjekësit nga festa e ditëlindjes së saj.

Këngëtarja pak minuta para mesnatës u befasua në dhomën e hotelit, të cilën e kishin mbuluar me petale trëndafilash.

Gjithashtu në shtrat atë po e priste shampanja, ndërsa çdo kënd i dhomës ishte mbushur me trëndafila, befasi e përgatitur nga shoqja e saj.

Foto nga supriza në dhomën e hotelit për ditëlindjen e Enca Haxhia.