Surpriza e Evropianit, sonte Gjeorgjia përballet me makthin e Spanjës! Në çerekfinale i pret Gjermania

Befasia e këtij kampionati Evropian, Gjeorgjia, do përballet sonte në orën 21:00 për fazën e 1/8 me Spanjën, që është një nga pretendentët për ta fituar kompeticionin. La Roha e De La Fuentes ishte e vetmja përfaqësuese që e mbylli fazën e grupeve me pikë të plota, duke mposhtur edhe Shqipërinë, ndërsa ndryshe nga ndeshja me kuqezinjtë do rikthejë në formacion lojtarët më të mirë. Kjo është edhe një mundësi për Lamine Yamal, i cili mund të bëhet futbollisti më i ri që shënon në një kampionat Evropian.

Për Gjeorgjinë ishte kundërshtari më pak i dashur, pasi ende nuk kanë kaluar makthet nga fushata eliminatore kur në muajin shtator Spanja e mposhti 7-1. Megjithatë ky është momenti perfekt për t’u hakmarrë, ndërsa edhe ‘La Roha’ nuk mund të neglizhojë, pasi në të kundërt mund të ketë fatin e Portugalisë.

Për Gjeorgjinë kjo është pjesmarrja e parë në një kampionat Evropian, i mundësuar nëpërmjet Ligës së Kombeve, ndërsa për Spanjën është hera e 12 që merr pjesë. Bashkë me Gjermaninë janë kombëtaret që kanë më shumë Evropianë të fituar, 3. Fituesi i sfidës së 1/8 Spanjë-Gjeorgji në çerekfinale do përballet me Gjermaninë me 5 korrik në Stutgart.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja