Surpriza e Lazaratit! Policia
zbulon vilën laborator të kanabisit

Surpriza e Lazaratit! Policia<br />zbulon vilën laborator të kanabisit
Në ditën e tretë të aksionit të policisë në Lazarat, policia ka mundur që të “pushtojë” një supervilë brenda së cilës ndodhej një laborator i vërtetë për përpunimin e lëndës narkotike, po ashtu dhe një sasi kanabis
 
Operacioni i policisë në Lazarat po vijon hap pas hapi duke kontrolluar çdo banesë për lëndë narkotike dhe drogë. Efektivat speciale në terren deri tani janë treguar të kujdesshme për të evituar edhe shkëmbimet e zjarrit me trafikantët në mënyrë që të mos ketë viktima nga ky operacion. 

Gjatë aksionit, mësohet se forcat e policisë kanë asgjesuar në oborret e banesave dhe në tokat e komunës rreth 60 mijë bimë narkotike. Gjithashtu nga kontrolli i policisë janë gjetur 10 tonë marijuane si dhe dy laboratorë droge, një në banesën e Gate Mahmutaj dhe një tek banesa e vëllait të tij Xhezo Mahmutaj. U gjetën dhe u sekuestruan një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si dhe bimë kanabis-sativa gati për tu mbjellë.

Po kështu bëhet e ditur nga burimet e policisë se është arrestuar 31-vjeçari Toni Shehaj nga Mallakastra, i cili duke përdorur identitet të rreme tentoi të largohej nga Lazarati pasi kishte kohë që strehohej në këtë fshat pasi ishte dënuar me 7 vjet nga gjykata nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Toni Shehaj akuzohet edhe për shkëmbim zjarri ndaj policisë në bashkëpunim me persona të tjerë si dhe për plagosje ndaj efektiveve. Grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë vijuar operacionin e veprimeve për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren.

Edhe ministri i Brendshësm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin e tij social "Facebook" fotot e policisë të relizuara nga kjo vilë. 
"Policia fiton terren cdo minut....Bravo Çuna Bravo!"-shkruan Tahiri në "Facebook"

Në fotot e mëposhtme tregohen qartë sipërfaqja e tokës së mjellë me kanabis dhe thasët e mbushur me lëndën narkotike. 
vila e droges
(Në foto Vila 3-katëshe ku u gjet labaoratori i drogës dhe një sasi e madhe kanabisi.)

Vila në lazaraz





















droga
(Në foto serat e krijuara për kultivimin e kanabisit)
vazot me kanabis



















(Në foto fidanët e rritur të kanabisit)

droga
(Në foto kubikët për rritjen e fidanëve të kanabisit)

pajisje për përpunimin e drogespajisje presimi(Në foto pajisje për përpunimin e drogës)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së