RIAD, Arabia Saudite - Sot, duke nisur nga ora 20:00 në Riad do luhet gjysmëfinalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Milanit. Trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, duket se do bëjë disa ndryshime në formacion.
Gazzetta dello Sport njofton se Modric do ulet në stol dhe vendin e tij nga minuta e parë do e marrë Ardon Jashari. Edhe Bartesaghi do ulet në stol dhe titullar pritet Estupinan.
Me këto lëvizje Allegri kërkon të ketë disa futbollistë të freskët për ndeshjet e ardhshme. Modric luajti titullar të shtunën e kaluar, teksa nëse Milani kalon në finalen e Superkupës, mund të jetë sërish në fushë të hënën. Gjithashtu më datën 28 dhjetor Milani zbret sërish në fushë për ndeshjen e Serie A.
Paçka se përballë është Napoli, Allegri do mundohet të hedhë në fushë një ekip të ekulibruar. Nëse ndryshimet e Modric dhe Estupinan konfirmohen, Allegri do të vendosë në fushë një mbrojtje me tre lojtarë: Tomori, De Winter dhe Pavlovic përpara Maignan, me një mesfushë me Saelemaekers, Loftus-Cheek, Jashari, Rabiot dhe Estupinan, plus Nkunku dhe Pulisic në sulm. Leao është jashtë dhe do të kthehet vetëm për finalen e Superkupës të së hënës ose kundër Veronas, më 28 dhjetor në Serie A.
Komente










