Surpriza e zgjedhjeve në Pogradec 
fiton kandidati PD-së Eduart Kapri

Surpriza e zgjedhjeve në Pogradec <br />fiton kandidati PD-së Eduart Kapri
TIRANE- Procesi i numërimit të votimeve në Bashkinë e Pogradecit ka përfunduar me fitoren e kandidatit të së djathtës, Eduart Kaprit, i Partisë Demokratike. Kapri fitoi ndaj kandidates së majtë, përfaqësuese e LSI, Diana Mile, me një diferencë prej 1680 votash. Humbja e kandidates Mile shënon humbjen e tretë në garat elektorale të LSI-së në Pogradec. Diana Mile me profesion arkitekte ka pretenduar gjatë fushatës elektorale fitoren, duke e konsideruar si një avantazh edhe të qenit në maxhorancë.

Shpresat e fitores së kandidates së majtë kanë marrë fund ditën e djeshme pas përfundimit të munërimit të votave, rezultatet e të cilave shënuan fitoren e Eduart Kaprit. Kapri me profesion ekonomist, i cili i ka hyrë politikës që në moshën 30-vjeçare, kur ka kandiduar për deputet të PD-së në zonën e Mokrës, është votëbesuar nga qytetarët e Pogradecit si anëtar i Këshillit Bashkiak që nga viti 2011, kur kandidoi nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Eksperienca e tij në menaxhim dhe në njohjen e problemeve të Pogradecit është vlerësuar si një pikë e fortë nga Partia Demokratike, e cila i besoi kandidimin për kryetar të Bashkisë së Pogradecit.
 
Dje pas fitores, Eduart Kapri ka falënderuar qytetarët e Pogradecit, duke pretenduar se do të sjellë ndryshim të madh për qytetin “Ju falënderoj që në këto zgjedhje shkuat të gjithë tek kutia e votimit me vendosmërinë absolute për të sjellë ndryshimin e madh për Pogradecin”. Kështu është shprehur Kapri pas fitores në postin e kryebashkiakut të Pogradecit. Ndërsa kandidatja Diana Mile, pas shpalljes së rezultateve është shprehur: “Ju uroj çdo gjë të mirë pogradecarëve, pavarësisht zgjedhjes që besuan t’i zhvillojë. Ashtu siç kam bërë deri sot, do të vazhdoj ta dua dhe të kontribuojë për Pogradecin tim të dashur me ide dhe projekte individuale.” 

 
Luljeta Dollani fiton bashkinë e Gramshit me 2764 vota diferencë
 
Numërimi i 64 qendrave të votimit për bashkinë e re të Gramshit, ka përfundnuar në favor të kandidates së Aleancës për Shqipërinë Europiane, Luljeta Dollani, me 2764 vota diferencë. Dollani ka marrë 8746 vota kundrejt 5982 votave të kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, përfaqësues i PD-së, Kodhel Çala. “Falënderojmë të gjithë popullin e Gramshit për mbështetjen. Të punojmë të gjithë së bashku për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Dollani dje pas shpalljes zyrtare të rezulatit të votimeve.

Fitoren Dollani ua dedikon mbështesëve të saj gjatë fushatës. “Falënderoj votuesit e rrethit të Gramshit për qetësinë e treguar duke zhvilluar një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, pasi pa mbështetjen e tyre kjo sipërmarrje do të ishte e pamundur.”. Dollani ka përmenduar si një ndër mbëshetësit e saj edhe deputetin Damian Gjiknuri. “Falë qeverisë qendrore dhe deputetit tonë, Damian Gjiknuri, të cilin gjejmë rastin ta përshëndesim për mbështetjen e vazhdueshme për rrethin tonë, do të sigurojmë më shumë investime në katër vitet e ardhshme, duke e çuar Gramshin atje ku e meriton të jetë.”, është shprehur Luljeta Dollani. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë