Lajmi e japin mediat italiane, referuar burimeve pranë klubit të kuqezi. Liverpuli është i gatshëm që të huazojë Balon për një vit me të drejtë blerje, madje për të përfunduar transferimin është gati që t’i paguajë edhe pagën vjetore.
Baloteli me sjelljen problematike dhe formën e dobët ishte kthyer në një ngërç të madh për anglezët.
Vendimtar në negociata është padyshim menaxheri i italianit, Raiola.
Kështu në pamundësi për të marrë Ibrahimoviç nga PSG, Milani duhet që të kënaqet me Balotelin, por ky i fundit do ta ketë të vështirë formacionin e parë duke parë formën e Luis Adrianos dhe Baccas.
d.b/shqiptarja.com