Bayern Munich pretendent për fitimin e Champions League do të nisë sonte në orën 21:00 sezonin e ri, teksa pret në Allianz Arena Bodo Glimt, norvegjezët të cilët sezonin e kaluar bënë shumë befasi, ndër të cilat edhe eliminimin e Interit në fazën ‘play-off’. Gjermanët konsiderohen super favorit për fitoren, por në të njëjtën kohë duhet patur parasysh se Bodo është një mes 5 pretendentëve për zgjedhur skuadra e sezonit në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.
Pas 3 sezonesh rikthehet sonte në Champions League Manchester United, që pret në Old Traford modestët dhe debutuesit e Sabah Baku-t. ‘Djajtë e kuq’ nuk kanë marrë pikët që priteshin në Premier League, ndërsa duan që Champions League të jetë një histori tjetër.
Me padurim orën 21:00 po e pret Como. Skuadra e mrekullive në Seria A debuton sonte për herë të parë në Champions League 119 vite pas krijimit. Të besuarit e Fabregas përballen me gjermanët e Leipzig, ndërsa drejtuesit e klubit nuk do të jenë në stadium, pasi kanë vendosur që stolat e tyre t’i lënë për tifozët e vjetër të Como-s. Ky klub vetëm në 2018 ishte në Serinë D italiane ose ndryshe kategoria e 4-t e futbollit në Itali. Sfida tjetër e orës 21:00 është Slavia Prague-Lens.
Në orën 18:45 është një nga ndeshjet më ineteresante të mbrëmjes, pasi Fenerbahce e mbyshur me ‘yje’, pret në stamboll Romën. Skuadrën e Gasperinit që ka bërë një nisje të shkëlqyer në Seria A dhe që ka pretendime të mëdha këtë sezon. Italianët vijnë vetëm me mungesën e Pellegrini-t, ndërsa turqit janë pa shërbimet e Asensio-s dhe Guendozi-t i ndëshkuar me karton të kuq. Dueli tjetër i orës 18:45 është PSV-Shakhtar Donetsk.

Me padurim orën 21:00 po e pret Como. Skuadra e mrekullive në Seria A debuton sonte për herë të parë në Champions League 119 vite pas krijimit. Të besuarit e Fabregas përballen me gjermanët e Leipzig, ndërsa drejtuesit e klubit nuk do të jenë në stadium, pasi kanë vendosur që stolat e tyre t’i lënë për tifozët e vjetër të Como-s. Ky klub vetëm në 2018 ishte në Serinë D italiane ose ndryshe kategoria e 4-t e futbollit në Itali.
“Stadiumi është i stërmbushur për ndeshjen ndaj RB Leipzig. Për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe numrit të kufizuar të biletave, fatkeqësisht nuk mund t’i akomodojmë të gjithë ata që dëshirojnë të jenë të pranishëm. Megjithatë, disa drejtues të klubit dhe unë kemi vendosur të heqim dorë nga vendet tona për këtë ndeshje. Dëshirojmë që ato t’u jepen tifozëve që kanë pritur më gjatë: mbështetësve të lindur në vitin 1950 ose më herët, të cilët e kanë ndjekur Comon në çdo kategori dhe epokë,”-u shpreh presidenti i Comos, Mirwan Suwarso.
Como ka nisur rinovimin e stadiumit, një pjesë e të cilit ku qëndrojnë tifozët ultras, ka përfunduar. Deri në 2028 do të jetë rinovuar plotësisht dhe nga 11 mijë tifozë kapacitet do të kalojë në rreth 17 mijë.







Komente
Komento