Surprizë në 'Australian Open', eliminohet Alcaraz! Zverev - Medvedev në gjysmëfinale

Surprizë në 'Australian Open', eliminohet Alcaraz! Zverev - Medvedev në gjysmëfinale

Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev

Surprizë në 'Australian Open', Carlos Alcaraz përshëndet Melburnin në çerekfinale, i mposhtur 6-1, 6-3, 6-7 (2-7), 6-4 nga Alexander Zverev i cili luajti një ndeshje pothuajse perfekte.

Gjermani 'fluturon' për në gjysmëfinale ku do të përballet me Daniil Medvedev, i cili mundi me vuajtje polakun Hubert Hurkacz 7-6(7-4), 2-6, 6-3, 5-7, 6-4.

Largimi i spanjollit Alcaraz është një "asist" për Djokovic, me serbin që ka një formë të mirë dhe është pretendent për të vijuar më tej drejt trofeut. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes numrit 1 të botës Novak Djokovic, i cili do të sfidojë italianin Jannik Sinner.

Në duelet e femrave, Yastremska dhe Zheng eliminojnë përkatësisht Noskova dhe Kalinskaya dhe do të luajnë për hyrje në aktin e fundit final.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit