Legjenda e Liverpulit, Stiven Gerrard zhvillon sot ndeshjen e fundit në karrierë në stadiumin “Anfield Road”. Kapitenit legjendar, që fitoi gjithçka, përveç Premier League me ekipin e tij i ka dërguar një mesazh edhe italiani Mario Balotelli. Sulmuesi shprehet se ka qenë kënaqësi që ka luajtur përkrah tij dhe i uron suksese në aventurën e re.
 
Ja letra e Balotellit:
 
Stiven, kam pasur nderin të luaj me ju, jo për një kohë të gjatë, por kjo ishte një përvojë e mrekullueshme dhe e paharrueshme për mua.
 
Ju jeni një njeri dhe kapiten i madh. Është kënaqësi për t’iu lënë penalltitë dhe goditjet e dënimit për t’i gjuajtur.
 
Të uroj të gjitha të mirat ty dhe familjes suaj në aventurën e radhës. Ju meritoni më të mirën. Gjitha të mirat miku im, Mario Balotelli.
gerrard


d.b/shqiptarja.com